Kujtime 2 (Alfred S. Moisiu)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kujtime 2 Kujtime nga Alfred Moisiu. Shtëpia Botuese "Toena".

Ish-presidenti Alfred Moisiu sjell për lexuesit vëllimin e dytë të librit me kujtime. Botuar nga “Toena”, “Kujtime; 1958-2002” përfshihet koha e shërbimit në Ushtrinë Shqiptare pas kthimit nga studimet në Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë, nga viti 1958 deri në janar 1985, koha e daljes në pension. Në këtë periudhë tregohet veprimtaria e tij që nga detyra e instruktorit në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes deri si zëvendësministër i Mbrojtjes, dhe më pas koha e vuajtjes së dënimit, pas uljes në detyrë si shef xhenio brigade në Burrel.

Jepen të dhëna gjatë punës si komandant brigade në Kavajë, për zhvillimet në Ushtrinë Shqiptare pas daljes nga Traktati i Varshavës, mbi të ashtuquajturin “Puç ushtarak”, mbi fortifikimin, mbi periudhën e spastrimeve në ushtri pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut. Pastaj vijon me kohën në pension, për vitet 1991-1992, për vitin 1997 deri edhe me zgjedhjen si President i Republikës në qershor 2002.