Kulla Albashaj
Kulla Albashaj apo Kulla Kukle ishte një kullë që ngrihej në lartësinë e qafave të Çorrogjafit mbi rrugën Berat - Janinë.[1]
Kulla ishte e rrethuar me mure e hendeqe mbrojtëse, me anekse ahuresh dhe me bahçe e livadhe. Ishte një binë e fortë trekatërshe, e ndërtuar me gurë të kuq, në mëngen e një pylli me lisa.
Kulla Albashaj kishte qenë pronë e familjes perandorake bizantine të Komnenëve, më vonë ishte kthyer në manastirë ortodoks. Me ardhjen e ushtrive osmane në këto anë, ata e dogjën dhe si pasojë e saj u shkatërruan anekset dhe ahuret, porta dhe dyshemeja që ishin prej drurit.
Pas disa viteve që kishte mbetur e shkretuar dhe e braktisur në të u vendosë një veteran i jetër i Gjin Bue Shpatës me familjen e tij. Ky veteran e riparojë dhe pasi që gjendej bri rrugës së qarkullueshme e shëndrrojë në një llojë bujtine. Gjatë kësaj kohe ndodhte që kjo kullë të shrbente edhe si pikë strategjike ushtarake në duar të Muzakëve, Arianitëve, Osmanëve, Venedikasve, Napolitanëve e edhe në duar të Skënderbeut.
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ra Berati, Bilal Xhaferri, Rilindja - Prishtinë 1995