Kungull i mbushur me mish të grirë
Kungull i mbushur me mish të grirë është gjellë e përgatitur me kungull, mish dhe përbërës tjerë.
Përbërja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për të përgatitur gjellë për katër persona nevojitet:
- 0.5 kg mish i grirë
- 4 ose 5 kungullesha
- 2 qepë
- 1 karotë
- 2 speca
- 1 domate
- majdanoz, kripë, veget, biber i zi ,
- 200 gr kos dhe pak hudhër
- 60 gr gjalpë, pak oriz
Përgatitja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kungulleshët prehen në trashësi 5−6 cm. (varësisht prej madhësis së kungullit, preferohet të jenë të gjitha pjesët përafersisht të njejta) u largohen farat nga mesi me kujdes ashtu që të formohet një unazë, radhiten pjesët e prera në tavë ose enë tjeter.
Mishit të grirë i shtohet qepa dhe fërgohet pak, i shtohen melmesat, karota, speci, domatja (të gjitha të coptuara në pjesë të vogla) dhe fërgohet edhe 10 min, largohet nga zijarri i shtohet orizi dhe majdanozi përzihet mir dhe me këtë përzierje mbushen kungujt e prëgatitur më parë, pasi të mbushen kungujt në enën ku është fërguar mishi hidhet 0.5 lit. ujë, gjalpë pak veget dhe e hidhet ngadal në tavën e prëgatitur dhe e futet në furrë të nxehtë dhe piqet max. 1 orë pastaj e shtypet hudhra me pak kripë, përzihet me kos dhe me lugë e lyhet secila pjesë e kungullit dhe futet në furrë edhe 5 min.