Jump to content

Kurjani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kurjani është fshat i cili bën pjesë në Komunën me të njëjtin emër, ndodhet në pjesën juglindore të rrethit të Fierit, aty ku ndahet kufiri me rrethet e Beratit dhe Mallakastrës. Përmendet për kultivimin e ullinjve dhe rrushit, njihet edhe për liqenin artificial të ndërtuar rreth 40 vjet më parë. Pikërisht në Kurjan në kodrën më të lartë të tij, aty ku syri të kap gjithë rrafshinën e Myzeqesë, Shpiragun dhe kodrat e Mallakastrës, ndodhet një nga kishat Bizantine më të vjetra në Shqipëri. Aty e vetmuar, e rrethuar nga kurorat e ullinjve kisha e Shën Kollit me harqet e saj rrethore dëshmon se këtu është shkrirë në një stil të vetëm arkitektura kishtare e lindjes dhe perëndimit.