Shko te përmbajtja

Kurrizi (lagje)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Kurrizi)

Kurrizi, është emri që përshkruan dizajnin e ndërtesave të larta të apartamenteve bashke me zinxhirë dyqanesh që të kujtojnë shtyllën kurrizore, të ndërtuara në vitet '80 ne lagjen Dardania te Prishtinës.

Ekipi i projektimit u drejtua nga Dražen Janković dhe Darko Kozjak dhe u ndërtua nga ndermarrja 'Ramiz Sadiku', një kompani ndërtimi shtetërore. Ndërkohë që kushtet politike që ndërtuan Kurrizin u përkeqësuan në fillim të viteve '90, kompleksi arriti të ruante ende ndjenjën e lirisë; u bë qendër kulturore e komunitetit shqiptar të deinstitucionalizuar. Ndonëse shpesh bastisej nga policia e regjimit të Millosheviqit, për të rinjtë shqiptarë të viteve '90, ajo përfaqësonte gjithmonë një hapësirë ​​të sigurt.[1]

Kurrizi gjate viteve '90 ishte një pikë takimi dhe shërbeu si një hapësirë ​​kulturore paralele.[2]

  1. "Kurrizi". Oral History Kosovo (në anglisht). Marrë më 2023-12-02.
  2. "Documentary explores Kurrizi, the axis of Albanian social life in the '90s". Prishtina Insight (në anglishte amerikane). 2017-09-07. Marrë më 2023-12-02.