Jump to content

Kurt Abazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kurt Abazi- Bajraktari

Kurt Abazi u lind në Radac te Pejës në vitin 1900. Rrjedh nga një familije e njohur bujare me tradita të larta kombëtare. Familja Bajraktari nga Radaci është e njohur edhe më parë për trimëri e heroizëm në mbrojtjen e kufijve etnike. Si i ri inkuadrohet në luftë kundër armikut, që nga viti 1919 kur në skenë ishte Lëvizja Kaçake. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kurt Abazi është njëri prej luftëtarëve e udhëheqsve më të njohur të këtyre viseve, i cili me flamur mori pjese në mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Morinës, Zhanicës, Kaçuberrit, Rozhajës, Pazarit të Ri, Pejës e shumë viseve tjera ku atdheu kërkonte mbrojtje. Ishte bashkëluftetari më i ngushtë i Mulla Zekë Bërdynes, të cilet bashkarisht udhehiqnin forcat vullnetare të Radacit e katundeve tjera përreth. Ishte i lidhur ngushtë edhe me luftëtarët e Rugovës e posaçerisht me Sak Faslinë e Sali Ramen, si dhe shumë luftëtare të tjerë te RRafshit të Dukagjinit e viseve tjera shqiptare, si:Aqif Bluten, Deme Ali Pozharin, Imer Maliqin, Bajram Sashin, etj. Edhe pas perfundimit të luftës dhe ripushtimit të Kosovës, Kurt Abazi nuk u pajtua me pushtuesit sllavë. Për këtë u burgos në vitin 1948 kur denohet me 16 vjet burg. Gjashtë prej tyre i vuajti neper kazamatet jugosllave si ne Pejë, Gjyrakoc, Nish e Goli Otok. Gjatë gjithë jetës preokupim te vetëm pati çështjen kombëtare. Vdiq ne vitet e 70-ta në Radac ku edhe u varros.