Kush din më së miri?
Kush din më së miri? (Suedisht: Vem vet mest?) është emision suedez e cila luan në kanalin SVT2 nga e hëna në të premten në ora 19:00. Emisioni u udhëhoq nga Rickar Olsson (2008-2018). Që nga 18 gusht 2018, programi udhëhiqet nga Johan Wester. Programi bazohet në një format të programit britanik Fifteen to One. Loja përbëhet me tre raunde, së pari loja fillon me tetë garuesë e cila tre garuesë shkojnë në finale. Dy garuesë shkojnë në finalen e së premtës. Ai i cili fiton finalen e së premtes fiton 10.000 krona suedeze. Nga viti 2015, fëmijët kanë filluar të marrin pjesë. Fëmijët janë nga klasa e pestë deri në klasën e shtatë.
Rregullat e lojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Loja përbëhet me tre raunde. Secili garuesë ka tre llampa. Llampa domethënë që sa herë garuesi apo garuesja përgjigjet gabim do t'i fiket llampa. Nëse garuesi apo garuesja përgjigjet tri herë gabim, atëherë ai ose ajo del nga loja.
Raundi i parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Raudi i parë është që garuesi apo garuesa duhet të përgjigjet tri herë në mënyrë që ai ose ajo të shkoj në raundin e dytë. Nëse garuesi apo garuesja ka 2 të saktë, por 1 gabim, ai ose ajo shkon në raundin e dytë, por atij ose asaj i fiket një llampë. Nëse garuesi apo garuesja ka 1 të saktë, por 2 gabime, ai ose ajo shkon në raundin e dytë, por atij ose asaj i fiken 2 llampa. Miërpo nëse garuesi apo garuesja ka 3 gabime, atëhere ai ose ajo del nga loja dhe nuk mundet të shkoj në raundin e dytë.
Raundi i dytë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Raundi i dytë është që garuesi apo garuesja i'u ndezin një llampë. Nëse garuesi apo garuesja përgjigjjet gabim, radha i vjen garuesit apo garueses sipas numrit. Nëse garuesi apo garuesja përgjigjet saktë, atëhere ai ose ajo vendos se kush do të përgjigjet pyetjes së radhës dhe kështu vazhdon deri sa t'i fiken njërit krejt llampat dhe pastaj tre garuesit shkojnë në finale.
Raundi i tretë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Raundi i tretë është finalja. Ai ose ajo e cila përgjigjet saktë merr 10 pikë, por nëse përgjigjet gabim, atëhere dy garuesit tjerë marrin 10 pikë. Në raundin e tretë, garuesit të cilët përgjigjen duhet ta shtypin butonin. Ai i cili e shtyp i pari, përgjigjet. Ai i cili merr më shumë pikë fiton garën dhe shkon në finalen e së premtes.
Finalja e së premtes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Garuesit janë fituesit e garës të cilët kanë luajtur nga e hëna në të enjten. Në finale janë tetë garuesë. Secili garuesë kanë një llampë shtesë të ndezur. Në raundin e parë, secili garuesë kanë katër llampa, nëse përgjigjet tre herë saktë i'u ndezet llampa e pesë në raundin e dytë. Loja luhet njëjtë në raundi e dytë dhe të tretë. Ai ose ajo i cili fiton raundin e tretë fiton 10.000 krona suedeze.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kush din më së miri? (Suedisht)