Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara
Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara është ligji sipëror ose akti më i lartë juridik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo paraqet ligjet themelore të shtetit dhe vendos formën e qeverisë kombëtare duke përcaktuar të drejtat dhe liritë e popullit amerikan[1].
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në maj të vitit 1787, përfaqësues nga të gjitha shtetet, u mblodhën në Filadelfia, në Konventën Kushtetuese në drejtimin e Uashingtonit. Pas 4 muajsh debatesh u hartua kushtetuta.
Kushtetuta fillimisht përbëhej nga 7 nene. 3 nenet e para ngërthejnë doktrinën e ndarjes së pushteteve, sipas së cilës qeveria federale ndahet në 3 degë: ligjvënësi, i përmbajtur prej Kongresit dydhomësh të Shteteve të Bashkuara; ekzekutivi, i përmbajtur nga Kryetari i Shteteve të Bashkuara; dhe gjyqësori, i përmbajtur nga Gjykata e Lartë dhe gjykatat federale. Nenet 5 dhe 6 vendosin doktrinën e federalizmit, duke përshkruar marrëdhëniet ndërmjet shteteve të veçanta dhe ndërmjet shteteve dhe qeverisë federale. Neni i 5-të përcakton ecurinë për ndryshimin e Kushtetutës. Neni i 7-të përcakton ecurinë për miratimin e Kushtetutës. Kushtetuta u vendos më 17 shtator 1787 nga Kuvendi Kushtetutës në Filadelfia, Pensilvani, dhe u miratua nga kuvendet në njëmbëdhjetë shtete. Hyri në fuqi më 4 mars 1789. Kur u vendos si ligj, Kushtetuta është ndryshuar 27 herë. Dhjetë ndryshimet e para (bashkë me dy të tjera që s'qenë miratuar në atë kohë) i paraqiti Kongresi më 25 shtator 1789 dhe u miratuan me 3/4-tat e shteteve të nevojshme më 15 dhjetor 1791. Këto 10 ndryshime të para njihen si Karta e të Drejtave.
Kushtetuta interpretohet, plotësohet dhe zbatohet përmes një korpusi të gjatë të ligjeve kushtetuese. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara sot përbëhet përbëhet nga hyrja, 7 nene dhe 26 amendamente. Ajo qe e para kushtetutë e llojit të vet dhe ka ndikuar në hartimin e kushtetutave në shumë vende të tjera nëpër botë.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ plisi.org. "Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës" (PDF). Plisi.org. Marrë më 14.10.2024.
{{cite web}}
: Shiko vlerat e datave në:|access-date=
(Ndihmë!)