Jump to content

Kësulëkuqja (teatër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kësulëkuqja (sipas vëllezërve Grim) është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin Dodona në Prishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 17 tetor të vitit 1998 pas së cilës pasuan edhe 7 repriza duke arritur një numër prej 1269 shikuesish.

Regjia : Melihate Qena ;
Luajtën dhe animuan : Roza Berisha, Avdi Azemi dhe Valdet Rama
Kukullat : Valdet Rama ;
Muzika : Violeta Rexhepagiqi ;
Pikturat : Musa Kalaveshi ;
Pllakati: Valdet Rama;

"Paraloja që zhvillohet deri në shfaqjen e personazheve të përrallës përfundoi para se fëmijët ta humbnin durimin. Dhe përralla po fillonte me aktivizimin e kukullës, me lëvizjen e duarve të vogla dhe me fjalët e para që i foli ajo, pasi ia vunë kësulën e kuqe në kokë. Kësula e kuqe ishte një prej shenjave të para të përrallës dhe rrjedha e ngjarjes së njohur po vazhdonte. Mirëpo, Magjistari dhe Zana shpesh i ngatërronin gjërat dhe personazhet e përrallës zhvillohen ashtu si nuk duhet. Menjëherë ndërpritej zhvillimi i ngjarjes dhe çdo gjë nisej nga e para. Rrëfimi i gabuar i ngjarjes përshkohet edhe me veprime të gabuara. Ujku nuk gëlltitë Gjyshen, por ngjanë e kundërta: Gjyshja gëlltitë Ujkun...! Meqë kjo është a pamundur, përralla kthehet sërish mbrapa. Dhe ngjarja pastaj zhvillohet si në përrallë; Ujku e han Gjyshen e më vonë edhe Kësulëkuqen, por gjuetari e mbytë ujkun dhe e shpëton Gjyshen dhe mbesën e sajë, Kësulëkuqen".[1]

  1. ^ V. Veliu, U dha shfaqja "Kësulkuqja", Bujku