Shko te përmbajtja

Teatri Dodona

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teatri Dodona (më para i njohur si Teatri i të rinjve, fëmijëve dhe i kukullave "Dodona") është themeluar me 12 nëntor 1986 me vendim të Bashkësisë punuese të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Në themelimin e tij kontribuan Rabije Bajrami dhe Ismajl Ymeri i cili më vonë edhe arriti ta vë në funksion në tërësi dhe ky teatër filloj me punë dhe u paraqit më 16 maj 1987 me premierën e parë “Pylli është i të gjithëve”. Ismajl Ymeri, duke qëndruar me këmbë mbi gërmadhat e faltores së njohur Ilire DODONA pat propozuar që ky teatër i ri të quhet DODONA.

Më 1992 ky institucion fitoi edhe kulmin mbi krye dhe nga kjo kohë përveç Teatrit të kukullave filloi të veproj edhe skena alternative për të rritur. Që nga themelimi e gjerë më sot janë shfaqur më se 33 premiera në skenën e teatrit të kukullave dhe mbi pesëdhjetë premiera në skenën alternative.

1994 futen masat e dhunshme dhe ky teatër shndërrohet në bastion të fjalës shqipe. Ka vite të asaj periudhe kur janë shfaqur edhe mbi 400 programe të ndryshme në të dy skenat. Kontribut shumë të madh në këtë kohë ka dhënë Ansambli i Këngë e Valleve të qytetit nën udhëheqjen e Dilaver Kryeziut si dhe ndërmarrja private për film teatër dhe dizajn “FTD” pronë e Faruk Begollit. Pas aktiviteteve të tyre fshiheshin programe të tilla edhe si Festivali i Teatrove Amatore të Republikës së Kosovës.

Vetëm shfaqjet e teatrit të kukullave i kanë shikuar deri më sot mbi 400 000 shikues.

Teatri është pjesëmarrës në shumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Deri më tani suksesin më të madh e ka arritur shfaqja “Qeni që nuk dinte të lehë” në regjiMelihate Qenës ku nga Festivali gjithëkombëtar i teatrove te kukullave u kthye me 6 shpërblime. 3 për aktorin më të mirë të festivalit, për kompozitorin më të mirë të festivalit, çmimin special për arritje në lëmin e teatrit si dhe çmimin "Miq të festivalit".

Teatri gjendet në rrugën ”Xhelal Mitrovica” në Prishtinë në lagjen e cila edhe e ka marr emrin sipas teatrit. Me gjithë problemet e shumta Teatri ka punuar dhe ka funksionuar edhe gjatë kohës së rikonstruimit i cili ka zgjatur 17 muaj. Janë realizuar rreth 90 repriza (shfaqjesh të ndryshme). Shfaqjet e Teatrit kanë marrë pjesë në disa festivale anë e këndë botës dhe ka pasur edhe rezultate. Festivali Evropian i Teatrove të Kukullave i cili mbahet tradicionalisht çdo vit në Pogradec, Festivali i Kajros, Festivali i Luganos, Ditët e Kulturës ShqiptareParis, Ditët e Teatrit të KukullaveMistellbah të Austrisë.

Festivali për Fëmijë dhe të Rinjë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kuadër të aktiviteteve të teatrit "Dodona" duhet përmendur edhe Festivalin për Fëmijë dhe të Rinj "Liri nuk do të të dëshpëroj" i cili filloi më 13 dhe vazhdoi në datat 15, 17, 19, 21 dhe 23 shtator 1999 në Prishtinë. Ky projekt ishte i inicuar nga teatri "Dodona" dhe OJQ "Post pesimistët". Regjinë e këtij festivali e bëri Melihate Qena. kurse organizimin aktori Valdet Rama.

Aktorët e teatrit të kukullave "Dodona", bashkë me studentët e vitit të tretë të aktrimit, në këtë festival dhanë shfaqjen "Po shkoj në festival", sipas vargjeve të shkrimtarit S. J. Marshak, dramatizuar dhe në regji të Melihate Qenës.

Shfaqje premierë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e shfaqjeve përspari të Teatrit të kukullave Dodona që nga themelimi deri në vitin 2002.

Nr.TitulliPremieraShikues
1Pylli është i të gjithëve16 maj 198741 077
2Rosak Baltaku27 tetor 198846 557
3Elefanti i vogël kureshtar5 767
4Ëndrra e vajzës dhe babadimri28 dhjetor 19901 148
5Minuku lozonjar20 maj 199139 419
6Posta e porositur25 dhjetor 199123 245
7Picërraku22 qershor 199220 406
8Kënga si dhuratë17 dhjetor 199310 714
9Princesha Zobeidë5 shkurt 199535 960
10Përralla me lara28 maj 19949 337
11Qeni që nuk dinte të lehë21 shkurt 199515 447
12Një minak për nipin Mak16 dhjetor 199514 320
13Gjahtari dhe e bukura e dheut25 maj 199613 845
14Goni Trazovaçi11 dhjetor 199613 166
15Tomi dhe Xheri9 prill 199717 493
16Llamba magjike e Alajdinit17 mars 19971 596
17Top hopi28 mars 19982 115
18Po10 tetor 1998393
19Kësulëkuqja17 tetor 19981 269
20Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët8 dhjetor 1999
21Goni në fushën e minave3 prill 200033 959
22Tërë bota Kosovë10 dhjetor 20029 795
23Princesha dhe dragoi3 shkurt 2001
24Në dhomën katër me tre18 dhjetor 1999
25Sytë e gjyshes10 tetor 200117 799
26Konkursidhjetor 2001
27Xhuxhi nga Taxhuxhi4 maj 2002
28Rosak pastërtori16 qershor 200117 000
29Gjysmagjeli
30Pula këlloçkë e Abes Loçkë
31Në dhomën katër me tre
32Mustaqoshi larosh10.2006
33Përralla e furrtarëve8.03.2008
34Vjollca magjike03.2009
  • Monografia "Dekada e Dodonës", Dukagjini, 2002.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

http://www.dodona.org/[lidhje e vdekur]