Rosak Baltaku
Rosak Baltaku është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin Dodona në Prishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 27 tetor të vitit 1988 duke pasuar më pas edhe 168 reprizime dhe duke arritur numrin e 46557 shikuesve.
Të dhënat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Regjisore e kësaj shfaqeje ishte Melihate Qena, kurse animuan dhe interpretuan aktorët: Valdet Rama, Roza Berisha, Faik Gashi, Esat Ferizi, Violeta Ajazi, Avni Hoti, Vjollca Kastrati, Xhemile Metoviqi, Fadil Kojiqi, Mujo Dervoviqi dhe Pavlina Boshkovska.
Pjesa tjetër e ekipit realizues ishin:
- Ass. regjis: Valdet Rama.
- Kukullat: Tihomir Maqkoviq.
- Skenografia: Valdet Rama.
- Muzika: Pranvera Badivuku.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Dhelpra dinake e përzë iriqin nga shtëpiza e tij, e bareshës lule ia grabitë Rosak Baltakun e saj të dashur. Por, me ndihmën e fëmijëve arrihet të përzihet dhelpra dhe të shpëtohet Rosaku. Kështu pra, së paku në përrallë fiton e drejta." (Marrë nga fletpalosja e shfaqjes).
Komente
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Interesimi i publikut për këtë shfaqje të kukullave ishte i madh dhe kjo u pa më së miri jo vetëm në disponimin e fëmijëve, por edhe në aktivizimin e tyre të drejtpërdrejtë, përkatësisht në komunikimin e personazheve me publikun. Vlenë të përmendet për aktrim të mirë Valdet rama- Rosak Baltaku, Avni Hoti e Pavlina Boshkovska- repuroshi etj... (V. Veliu, U shfaq premiera "Rosak Baltaku, Rilindja, 01. 11. 1988).
"Do thënë se fjala është për një ansambël homogjen, që ka arritur të krijoj një lojë kompate kolektive, e cila shquhet si vlerë e këtij inskenimi" (Rilindja, Prishtinë, 1988).