Jump to content

Posta e porositur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Posta e porositur është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin DodonaPrishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 25 dhjetor të vitit 1991 ku më pas pasuan dhe 109 ri interpretime duke arritur numrin prej 23245 shikuesish.

Autor i kësaj vepre ishte Mark Krasniqi kurse dramatizimin dhe regjinë e bëri Melihate Qena. Në këtë shfaqje interpretuan dhe animuan aktorët: Roza Berisha, Violeta Ajazi, Vjollca Kastrati, Faik Gashi, Avni Hoti, Esat Ferizi dhe Valdet Rama.

Pjesa tjetër e stafit realizues ishin:

Trupa e kësaj shfaqjeje, kishte qëlluar që edhe natën e Vitit të Ri të jepnin shfaqje... Dhe, jo në teatrin "Dodona", por thellë, diku në një fshat të Tetovës... Terri kishte rënë para se ata të mbrrinin në Prishtinë... "Rruga nëpër Sharr ishte tërësisht me ngrica... Në kombin me të cilin po ktheheshim u bë ftohtë, kurse Asllan Hyseni që drejtonte kombin, mezi mbante timonin... Kurr nuk mund ta harroj atë natë..." thotë Violeta Ajazi. Dikur natën vonë, trupa e shfaqjes kishte mbërri në Prishtinë. Por nuk kishin shkuar në shtëpitë e tyre. Vitin e Ri e kishin pritur në banesën e regjisores Melehate Qena.

"Për Vitin e Ri të afërmëve tanë u dërgojmë urime e përshëndetje të përzemërta. Kështu ndodhë edhe në botën e shtazëve, por me qëllime krejtësisht tjera. Se çka i dëshiron ujku deles apo ariu bletes më së miri do ta mësoni nëse e shikoni këtë shfaqje me kukulla, të përgatitur enkas për Vitin e Ri. Po Babadimrit, çka i ndodhë në mal?... Ejani dhe shikoni..." (Marrë nga fletpalosja për shfaqjen).