Goni në fushën e minave
Goni në fushën e minave është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin Dodona në Prishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 3 prill të vitit 2000 pas së cilës pasuan edhe 198 repriza duke arritur një numër prej 33959 shikuesish.
Në fshatin Korishë të Prizrenit, "Goni..." është dhënë para nxënësve të shkollës së fshatit tetë herë brenda një dite të vetme... Trupa e shfaqjes nuk ka dashur të lë asnjë nga nxënësit e entuziazmuar të kësaj shkolle pa e parë shfaqjen.
Shkolla Fillore "Dituria" e fshatit malorë Ivajë të Kaçanikut i ka ndarë mirënjohje teatrit "Dodona", për shfaqjen "Goni në fushën e minave", të dhënë para nxënësve të kësaj shkolle.
"Punojmë nga ora 6 e deri në 18, nëpër fshatrat më të largëta të Kosovës. E kryejmë punën me kënaqësi, sepse puna jonë në këtë projekt kontribuon që të shpëtohen jetë të fëmijëve." (Valdet Rama, marrë nga një intervistë në gazetën Kosova Sot, 14 prill, 2000).
Stafi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Autor: Adelina Mamaçi;
- Dramatizimi dhe regjia: Melihate Qena;
- Luajtën dhe animuan: Valdet Rama, Roza Berisha, Faik Gashi, Avni Hoti, Melihate Qena dhe Shiqerie Buçaj;
- Kukullat: Valdet Rama;
- Skenografia: Kozeta Imami;
- Muzika: Xhevdet Gashi;