Kënga si dhuratë
Kënga si dhuratë është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin Dodona në Prishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 17 dhjetor të vitit 1993 duke pasuar dhe 46 ri interpretime dhe duke arritur 10714 shikues.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dhënat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autor i kësaj vepre është Shaip Grabovci kurse dramatizimin dhe regjinë e bëri Melihate Qena. Në këtë shfaqje interpretuan dhe animuan aktorët: Violeta Ajazi, Violeta Krasniqi, Valdet Rama, Faik Gashi, Avni Hoti, Magbule Kelmendi dhe Donika Gashi.
Komente
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Përmbajtja është e lidhur kryesisht me natën e ndërrimit të moteve, ndërsa skenografia, me bredhat e stolisur, dritat shumëngjyrëshe. balonat e dekorin tjetër, që e bëjnë edhe më interesante atmosferën e mbrëmjes së Vitit të Ri. Me kukulla luajtën bukur animatorët: Violeta Ajazi, Violeta Krasniqi, Avni Hoti, Faik Gashi, Valdet Rama, Magbule Kelmendi dhe Donika Gashi". (V. Veliu, Kënga si dhuratë, Bujku, 28 dhjetor 1993).