Jump to content

Rosak pastërtori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rosak pastërtori është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin Dodona në Prishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 16 qershor të vitit 2001 pas së cilës pasuan edhe 36 repriza duke arritur një numër prej 17000shikuesish.

Dramatizimi dhe regjia: Melihate Qena;
Luajtën dhe animuan: Valdet Rama, Roza Berisha, Faik Gashi, Avdi Azemi, Avni Hoti, Shiqerie Buçaj dhe Violetë Ajazi;
Këngët: Agim Deva;
Kukullat: Boris Qershkov;
Piktor: Mehmet Behluli;
Realizimi Skenografisë: Valdet Rama;

"... shfaqja si lojë dhe tekst nuk bëhet monotone me stërpërsëritjen e porosive direkte, që mund të tingëllonin si urdhëra për fëmijët, por shfaqja kombinohet edhe me një lojë të këndshme të kukullave të tyre të dashura, në mënyrë që porosia të përcillet tek fëmijët sa më natyrshëm dhe pa imponime. Loja e aktorëve, kënga dhe muzika të gërshetuara së bashku dhanë një shfaqje të këndshme për fëmijët e të gjitha moshave".[1]

  1. ^ A. Uka, Mesazhe të dobishme e jo urdhëra, Zëri, 16 qershor 2001