Lëkura e qenit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lëkura e qenit.jpg

"Lëkura e Qenit" është një roman i shkruar nga Fatos Kongoli. Romani i publikuar në 2003. Ështe një roman tërheqës dhe jo i mërzitshem. Në të gjenden pjesë të lezetshme pjesë tragjedike dhe pjesë që e karakterizojnë autorin si pjesët me pullë të kuqe. Autori e sheh botën në një këndvështrim tjetër.

Permbajtja[redakto | redakto tekstin burimor]

Zoti Tarapi (personazhi kryesor) që shpesh quhej gabimisht Zoti Trapi. Një karakter i veçantë nga mënyra e të jetuarit. I martuar e Margën, gruaja që vdes natën e ndërrimit të mijëvjeçarëve. Në fillim në libër përshkruhet se si autori jeton përkrah Margës, Dashurinë, Tradhtinë, ndjenjën dhe Humanitetin. Pastaj kalon tek një pjesë e fëmijërisë së tij. Aventurat, përgjimet e komshiut deri tek vdekjen e babait dhe të motrës. Pjesa tjetër tregon për pëlqimin e një zonje kur priste në radhën e qumështit në dy të natës. Duke parë zonjat e duke menduar se cila ka bërë dashuri para se të vijë në radhë të qumështit. Njohjen me zonjën dhe takimet në kinema duke fërkuar bërrylet e pastaj duke dëgjuar rrëfimet e saj për të shoqin që ishte në burg qysh prej tre vitesh e që kishte tre vjet pa bërë dashuri. Tregon mendimet që i vinin kur shihte Lorin, shoqen e vajzës së tij dhe e quante veten "Lëkurë Qeni".