Jump to content

Lëndina e lotëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lëndina e lotëve gjendet në qytetin e Korçës, rrugës që të çon për në Bilisht. Nga kjo lëndinë lotësh, njerëzit shikonin me hidhërim landonet apo karrocat, qiraxhinjtë me kafshët e tyre, karvanet e kurbetit, siç i quanin atëherë që rrëmbenin nga gjiri i vatrave të qytetit dhe fshatit qindra e mijëra të rinj, për t’i larguar nga familjet dhe vendi për të shitur forcën e krahut gjetkë.