Lëng molle
Appearance
- Zihet uji me sheqer dhe aromatizohet me karafil ose kanellë. Mollët qërohen, grihen në rende, kullohet lëngu, përzihet me ujin me sheqer e rregullohet për shije me pak limontoz. Lihet të ftohet dhe gjatë servirjes i hidhet një copë akulli.
- Duhen:
- Mollë 4 kokrra mesatare, ujë 2 gota, sheqer 2 filxhanë kafeje, pak karafil ose kanellë e limontoz.