Jump to content

LOG

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

LOG, program në RTSH është programuar të jetë një emision i përjavshem politik duke u fokusuar në zhvillimet më të fundit të jetës shqiptare, si edhe në ngjarjet e të shkuarës që në rrethana të caktuara rikthehen në vëmendjen e qytetarëve. Pra, jo vetëm politikë, por edhe ekonomi dhe çështje të tjera që ndikojnë në marrëdhëniet e qytetarit me shtetin dhe me shoqërinë.

Duke qenë në një vit elektoral, LOG synon të hapë ekranin për promovimin e ideve dhe njerëzve të rinj duke orientuar debatin drejt interesit të publikut. Personazhe nuk do të jenë vetëm liderët politikë, por edhe ekspertë të forcave politike, si edhe aktorë të spikatur të medias dhe shoqërisë civile. Ky emision synon të afrojë politikën me afër qytetarëve, duke ju dhënë këtyre të fundit mundesinë jo vetëm për të ngritur zërin mbi problemet, por për të referuar edhe mbi mënyrën e zgjidhjes se tyre. Çdo të premte, katër të ftuar me pikëpamje dhe opinione të ndryshme do të ndajnë kohën prej 90 minutash, duke i bërë një skanim temës së përzgjedhur. Debati në studio - i moderuar nga drejtuesi i emisionit - mbi alternativat që ofrojnë forcat kryesore politike në vend, do të alternohet nga insertet e parapërgatitura televizive. Inserti i parë i shoqëruar me një paraqitje të re grafike do të bëjë një hyrje mbi temën e zgjedhur, duke evidentuar qëndrimet kryesore pro dhe kundër. Do të synohet të ballafaqohen programet politike të shpallura më herët dhe të përditësuara me qëndrimet e fundit. Këto alternativa do të prezantohen në detaje dhe qartazi duke i konsultuar me burime zyrtare të krahëve të politikës.

Inserti i dytë është TV Blog, një evidentim i opinionit të qytetarëve mbi zhvillimet në vend dhe alternativat që ofrojnë krahët e politikës. Nga intervistat në rrugë nuk synohet grumbullimi matematikor i vlerësimeve pro dhe kundër me një “po” dhe “jo”, por shfaqja e perceptimit që kanë qytetarët mbi alternativat politike, si edhe prezantimi i vlerësimeve dhe i propozimeve të tyre mbi çështjet që janë në diskutim.

Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit herë pas here do të perfshihet edhe një aktor i pestë, përmes lidhjeve të drejtpërdrejta me studion, në perpjekje për të ofruar në diskutime segmente të tjera të shoqërisë që nuk janë të përfaqësuar në studion e LOG.

[1]