Laboratori i Lirisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Laboratori i Lirisë Gjinia: Shkenca politike. Autori: Beqë Cufaj. Shtëpia botuese: PA. Viti i botimit 2011. Faqet e librit 352. ISBN 978-9951-613-01-9

Legjendat krijojnë luftërat! Luftërat krijojnë legjendat! E këto të dyja së bashku shkruajnë historinë. Po kush e përcjell këtë më mirë sesa letërsia. "Laboratori i Lirisë" i Beqë Cufajt mëton që në mënyrë krejt personale dhe pa pretendime për të dhënë përgjigjen e fundit të përshkruajë dekadën politike, historike e gjeografike të Kosovës, Ballkanit dhe Europës. Përmes eseve, reportazheve, portreteve, polemikave, tregimeve... lexuesi preket me një botë të cilën jo vetëm e ka përjetuar por përgjatë shfletimit të këtij libri do ta gjejë veten në çdo ditë, javë, muaj e vit të dhjetëvjeçarit që lamë prapa.