Jump to content

Lajmëtari i Beratit (gazetë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lajmëtari i Beratit është gazetë e përjavshme e pavarur. Numri i parë i ka dalë në 9 korrik 2003. Gazeta është e hapur për të gjitha opinionet shoqërore, kulturore dhe politike. Gjeografia e kësaj gazete përfshin Beratin, Kuçovën dhe së shpejti edhe Skraparin. Tirazhi i saj është rreth 500 kopje. Gazeta del me 16 faqe. Ka si bashkëpunëtorë të saj intelektualët dhe specialistët më të mirë të rajonit. Kryredaktor i gazetës është z.Agim Mehqemeja, studjues dhe shkrimtar, marketingu mbulohet nga z.Arjan Soraj, ndërsa drejtues i gazetës është z.Yzedin Hima, publicist.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Numra të gazetës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]