Lala Drekali
Appearance
Lala Drekali ishte kreu i parë i krahinës së Kuçit në zonën e Malësisë së Veriut dhe një nga pjesëmarrësit në luftën për çlirim të shek.XVII, organizues i Kuvendeve shqiptare e ballkanike.
Që më 1606 bashkë me krerë të tjerë të lëvizjes hyri në marrëdhënie me Spanjën dhe u takua me të dërguarit e saj në Rodom për t’i siguruar ndihmë luftës. Ishte me Gjec Bardhin në grupin e gjashtë krerëve, që patën autoritet të ftonin krerë të tjerë ballkanas në Kuvendet Ballkanike.
Në shtëpinë e tij u bë Kuvendi i Kuçit (1614). Përfaqësoi Shqipërinë në dy kuvende ballkanike (Prokup 1616 e Belgrad 1620).