Jump to content

Laptopi i parë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Laptopi i parë në treg per perdoruesit ne mase ka qënë Toshiba i modelit T1100 në vitin 1985 dhe kjo u bë koha kur Toshiba filloi të bëhej një forcë dominuese në tregun e comptuerave. Mund të punonte me sistemin e IBM, sistemi më i parhapur i asaj kohe dhe kushtonte fillimisht 1899$. Ai peshonte 4.1 kilogram dhe kishte një procesor prej 4.77 MHx dhe 256KB RAM.

Në kohën kur ky laptop doli në treg u reklamua si kompakt, i vogël dhe i lehtë mjaftueshëm për të zënë vend në një valixhe të vogël pune. Nëse e krahasojmë me stardarded e sotme, për shembull, me MacBook Air, mund të gjejmë goxha ndryshime në lidhje me aspektin e portabilitetit.

Ndryshe nga laptopët sot që kanë një HDD ose një SSD, T1100 nuk kishte drive memorieje por të dhënat ruheshin dhe menaxhoheshin nëpërmjet disqeve floppy, të cilat ishin të brendshme dhe të jashtme. Mbrapa, laptopi kishte një buton që të lejonte të zgjidhje se cilin lloj floppy do përdorje.

Ekrani i tij ishte një ekran LCD reflektiv 640x200 pixel dhe mund të shfaqte vetëm 25 rreshta me nga 80 karaktere secili. Madhësia e ekranit ishte 10.2 inch dhe nuk kishte ngjyra por ishte vetëm bardhë e zi. Edhe kjo, është sërish një fushë ku mund të krahasohet pa problem me një MacBook Air.

Nuk mund të flasim shumë për lidhje të jashtme për këtë laptop sepse, duke filluar, ai nuk kishte mundësi të lidhej me wireless. Nga ana tjetër, ende nuk kishin filluar të përdoreshin portat USB. Kishte një dalje për display të jashtme të tipit RGB por që nuk lejonte që të kishe display të dyfishtë, vetëm njëra mundësi ishte e disponueshme. Për printerin përdorej një lidhës me 25 pine.

Presidenti i sotëm i Toshiba-s, Atsutoshi Nishida, në atë kohë ishte menaxheri i projektit të ndërtimit të këtij laptopi primitiv por pionier për kohën. Ai ka thënë se që të gjithë ishin skeptikë nëse kjo pajisje do të shitej dhe grupit të këtij projekti iu desh të kalonte vështirësi të mëdha. Fatmirësisht, as ai dhe asnjëri nga grupi i ndërtimit nuk u dorëzua dhe mori mbështetje pasi grupi u zotua që do të shiste 10 000 pajisje për një vit, gjë që e arriti. ëndrra e tij ishte që laptopët të vinin në përmasa më të vogla, ditë që sot ka ardhur, e njëri nga ata përfaqësues është MacBook Air.