Lashtësia e Prishtinës
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Historik i shkurtë për qytetin e Prishtinës / Ali NIMANI
Qyteti i Prishtinës shtrihet në pjesën verilindore të Kosovës, është njëri ndër shtatë qytetet më të mëdha dhe kryeqendra e Republikës së Kosovës.
Nga aspekti historik Prishtina me rrethinën e saj ka qenë e banuar që nga lashtësia. Sipas gjurmimeve arkeologjike gjurmët e banimit në kryeqytetin e Kosovës i gjejmë që në parahistori. Sipas zbulimeve të deritashme arkeologjike të gjetura deri më sot në rrethinën e Prishtinës janë gjetur këto vendbanime gjatë neolitit të hershëm, si në Maltiçan, Graçanicë, Ulpianë etj., që të vazhdoj më pas në epokën e bronzit, deri te Mbretëria Dardane të shek. VIII e VI para Lindjes së Krishtit. Emri Prishtinë e gjejmë për herë të parë në shkrimet e vitit 1342 nga Perandori Bizantin, Johan Kantakuzen, i cili e përmend si një fshat dhe nuk kishte ndonjë rëndësi ekonomike, kulturore apo politike gjatë mesjetës. Me pushtimet e Perandorisë Osmane, në Ballkanin gjegjësisht në viste shqiptare fillon të ndryshoj edhe vetë lokaliteti i Prishtinës i cili fillon të kishte zhvillim ekonomik dhe të bëhet një qendër e rëndësishme tregtare e kohës së bashku me disa nga qytetet e tjera të Kosovës. Prishtina gjatë sundimit osman përveç që filloi të kishte zhvillim ekonomik, filloi të zhvillohej edhe në aspektin kulturor dhe arkitektural. Gjatë periudhës së sundimit osman, Prishtina si një qendër e rëndësishme, filloi të ndryshonte edhe pamjen e vetë me ndërtimet e ndryshme, duke ndryshuar nga ndërtimet e stilit të mëhershëm autokton, që mund të jetë edhe stili i ndërtimit bizantino-shqiptar. Gjatë kësaj periudhe kohore, të sundimit osman, karakteristike janë ndërtimet e shtëpive në afërsi me njëra tjetrën, si dhe rrugët e ngushta dhe të shtruara me kalldrëmet. Ndërsa në aspektin e ndërtimeve publike mund të përmendim ndikimin e arkitekturës orientale-islame me ndërtimin e xhamive, hamamit, tyrbes, sahat kullës, haneve, etj. Të ndërtuar në stilin osmono-shqiptar, që kanë një vlerë të madhe edhe historike por që mund të kenë edhe vlera të mëdha muzeologjike.
BIBLOGRAFIA:
1. Dr. Drançolli, Fejaz, Disa ndërtime arkitektonike islame në shek. XIX dhe në fillim të shek. XX; Feja kultura dhe tradita islame ndër shqiptar, (Prishtinë 1995), fq. 167-174; 2. Dr. Drançolli, Fejaz, Rrënimi i Kullës Shqiptare, (Prishtinë, 2004);
REVISTAT:
1. Revista ,Edukata Islame, Nr. 82, (Prishtinë 2007), fq. 171-186; 2. Ramadan Shkodra, Dituria Islame, Nr. 154, (Prishtinë,16 prill 2009), fq. 52-53.
BURIME NGA INTERNETI: 1.http://www.coe.int/t/dg4/cultureheritage/cooperation/see/IRPPSAAH/PIL/PIL2008Kosovo.pdf F. Drançolli, Xhamia e Jashar Pashës, Oferta suksesi Prishtinë 2003, P, 34.
(Parë për her të fundit me 02/05/2011); 2. www. Islamiks.wwbs.com; (Parë për her të fundit me 08/05/2011); 3. www. Islamgjakova.net; (Parë për her të fundit me 08/02/2011); 4. www. Shkodrar. Wordpress.com; (Parë për her të fundit me 10/02/2011); 5. www. Bislame. Net. (Parë për her të fundit me 12/02/2011);