Ledina Alolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ledina Alolli

Ledina Alolli, prof.as.dr., është sot Dekane e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Fan S. Noli”. Njëherazi është kandidate e Partisë Demokratike për Bashkinë Korçë, në zgjedhjet vendore të 14 prillit 2023.

Ledina mban titullin “Profesor i associuar” në Marketing. Ajo është pedagoge prej vitit 2002 në Universitetin “Fan S. Noli”, si dhe ka mbajtur e mban disa pozicione brenda strukturës së Universitetit si përgjegjëse departamenti, anëtare e këshillit të Fakultetit Ekonomik dhe anëtare e Senatit Akademik të Universitetit “Fan S. Noli”. Përgjatë vitit 2017-2018 Ledina u angazhua si pedagoge pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Ledina Alolli ka mbi 40 publikime në revista, periodikë shkencorë, konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është njohëse e dy gjuhëve të huaja, anglisht dhe italisht. Në Legjislaturën e VII të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ledina është zgjedhur deputete e Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës.

Përgjatë viteve 2009–2013 Ledina ka qënë Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Qarkun Korçë. Në të njëjtën kohë ka qënë pjesë e disa komisioneve parlamentare si Anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anëtare e Sekretariatit për Kërkim Shkencor, Bibliotekën dhe Botime, Anëtare zvendësuese e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias.

Znj. Ledina Alolli ka mbajtur disa pozicione publike si brenda Partisë Demokratike, ashtu edhe në institucionet më të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë. Në strukturat e Partisë Demokratikë Ledina e ka nisur si anëtare e PD, dega Korçë prej fillesave të saj duke kulmuar me pozicionet e Kryetares së Lidhjes Demokratike të gruas, dega Korçë dhe Nënkryetare e PD, dega Korçë. Aktualisht Ledina është anëtare e Kryesisë së kësaj dege, si edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Në nivel lokal, Ledina ka qënë anëtare e Këshillit Bashkiak, Bashkia Korçë, si dhe Nënkryetare e këtij këshilli. Në zgjedhjet e datës 14 maj 2023, Prof.as.dr. Ledina Alolli kandidon për Kryetare të Bashkisë Korçë, si pjesë e koalicionit Bashkë Fitojmë, kandidate e parë fituese në primaret e qytetit të Korçës për Partinë Demokratike.

Lëdina është e martuar, nënë e dy fëmijvë, Erikut dhe Kethrin.