Pas përfundimit të studimeve të larta në fushën e historisë pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, si edhe pas përfundimit të studimeve post-universitare për Master në Histori, pranë Universitetit të Tiranës, Ledio Xhoxhi ka një përvojë shumë vjeçare në fushën e kulturës, duke punuar në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës në Shqipëri.
Gjithashtu, Ledio Xhoxhi ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualfikimesh. Mund të përmend njërin me temë “Forcimi dhe Përditësimi i Kapaciteteve Profesionale për Aktorët Publikë në Fushën e Turizmit Kulturor”, pranë Shkollës Amerikane të Shqipërisë “Enterprise”, Tiranë.
Përveç kësaj, Ledio Xhoxhi është trajnuar për prodhimin e figurave të prekshme, për njerëzit me aftësi të kufizuar në shikim. Ky trajnim u bazua tek çështjet që duhen marrë parasysh kur zgjidhet materiali për figurat e prekshme, parimet e përgjithshme për të gjitha aspektet e figurave e prekshme; tek etiketimet dhe mbishkrimet, tekste-strukturat, linjat, format dhe simbolet, tek kuptimi i dryshimeve midis figurës pamore dhe asaj të prekshme. Ky trajnim u zhvillua në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar.
Në vitin 2020, Ledio Xhoxhi u certifikua si “Interpretues Turistik i Certifikuar” (CIG), program trajnimi professional nga Organizata Europiane për Interpretimin e Trashëgimisë “Interpret Europe”. Aftësitë e përfituara nga ky trajnim ishin parimet e interpretimit, teknikat për t’i bërë programet të qëllimshme, të këndshme dhe tematike, domethënëse dhe të paharrueshme. Aftësi të tjera ishin shkathtësitë e prezantimit dhe komunikimit, gjithashtu mjetet për të folur, për të angazhuar audiencën dhe maksimizuar vëmendjen e kujtesën e vizitorit.