Lefter Çipa
Lefter Çipa (Pilur, 14 shkurt 1942 - 18 shkurt 2021) ka qenë poet shqiptar.[1]
Ndër librat e autorit janë: "Bejkë e bardhë", "Bilbilat e vendit tim", "Shqipëri moj ballëhapur", " Këngët e Ruzanës", "Dheun tim përsipër mbaj", "Për Kosovën prapë do të ngrihem", "Kënga që tret lotin", "Këngët e Akroqeranit", " Ju dua si mallin e zemrës", " Vij nga drita", " Këngët e Atdheut tim" (vëllimi i parë), "Endrra nëpër duar", " Njerëz me dritë"etj.
Ai është burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori.[1] Është nderuar me çmime dhe dekorata, ndër të cilat me më të lartën “Nderi i Kombit”. U nda nga jeta më 18 shkurt 2021.
Veprat e botuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lefter Çipa është autor i librave:[1]
- “Bejke e Bardhë” - (1976);
- "Shqipëri moj ballëhapur" - (1980);
- “Dheun tim përsipër marr” - (1989);
- “Bilbilat e vendit tim” - (1990),
- “Polifonia dhe vjershërimi i polifonisë” - (1994);
- “Bilbili që këndon vetëm” - (1999);
- “Për Kosovën prapë do ngrihem” - (1999);
- Tre vëllime në vitet 1993-94-95 “Kënga që tret lotin”,
- "Këngët e Akroqeranit" - (2002)
- "Kënga që tret lotin" - (2002)
- "Këngët e Ruzanës" - (2004)
- "Flet princi i polifonisë Lefter Çipa" - (2007)
- "Engjëj të polifonisë" - (2009)
- "Princi i dashurisë" - (2010)
- "Vij nga drita" - (2014)
- "Këngët e atdheut tim" - (2014)
- "Ëndrra nëpër duar" - (2017)
- "Ju dua si malli i zemrës : vjershërim shpirtëror për polifonët dhe vendin tim, Pilur" - (2018)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Jemi që pa ardhur deti : intervistë - ese me poetin Lefter Çipa" me autor Akri Çipa dhe redaktor Aleksandër Çipa - (2017)
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Të bisedosh me Lefter Çipën - Gazeta Shqip