Legurat e aluminit
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Standardi DIN bën klasifikimin e lëgurave të aluminit. Me lëgurat e aluminit do të kuptojmë ato materiale në të cilat në perbërje mbizotron alumini. Në raste të jashtëzakonshme, në lëgurat e aluminit numërohen edhe lëgurat që perdoren për ngjitjen e aluminit. Si lëgurat e bakrit, edhe lëgurat e aluminit ndahen në bazë të:
- Mënyres së përfitimit.
- Mënyres së përdorimit.
- Numrit të përbërësve kryesorë.
- Natyrës së elementeve përbërëse kryesore.
Lëgurat e zakonshme të aluminit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Simboli i lëgurave | Emërtimi i lëgurave |
---|---|
Al-Mn | Lëgurat me mangan |
Al-Mg | Lëgurat me magnezit |
Al-Si | Lëgurat me silic |
Al-Si-Mn | Lëgurat me silic dhe mangan |
Al-Cu | Lëgurat me bakër |
Al-Cu-Mg | Lëgurat me bakër dhe magnez |
Al-Cu-Si | Lëgurat me bakër dhe silic |
Al-Zn-Mg | Lëgurat me zink dhe silic |
Lëgurat e tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në elektroteknikë, lëgura e aluminit që perdoret për punimin e përçuesve quhet me emër komercial aldre. Përveç këtyre lëgurave të aluminit, janë të njohura edhe silumini që përmban (5-13)% Si, dhe pjesën tjetër alumin dhe duralumin (3.5%-5.5% Cu, 0.4%-0.8% Mg, 0.5%-0.8% Mn, dhe pjesa tjetër alumin). Këto lëgura kanë perdorim të gjerë në makineri, ndërsa në elektroteknikë përdoren pak.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dr.Alajdin Abazi, Dr.Jusuf Krasniqi, "Materialet elektroteknike" botimi i dytë , Prishtinë 1997