Leje Drejtimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Patenta shqiptare
Patenta shqiptare (mbas)
Tipologjia e patentave

Leja e Drejtimit (Patenta) është një dokument zyrtar i cili autorizon një individ të ngasë një mjet me motor: motoçikletë, veturë, kamion apo autobus. Kjo leje drejtimi mund të sigurohet vetëm pasi kalohet me sukses një provim teorik mbi njohuritë e kodit rrugor dhe praktik mbi aftësitë e drejtimit të mjetit në terren.

Shqipëria Shqipëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Leja e Drejtimit në Shqipëri (Patenta) lëshohet nga strukturat e DPSHTRR.

Patenta ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tiparet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Patenta e Shqipërise që lëshohet prej muajit maj te vitit 2005 është prej formati plastik.

Kategoritë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • AM
  • A1
  • A2
  • A
  • B1
  • BE
  • C1
  • C1E
  • C
  • CE
  • D1
  • D1E
  • D
  • DE
    • Qytetari mund të pajiset me lejedrejtimi të kategorisë AM pasi të ketë mbushur moshën 16 vjeç, vetëm me provim teorie. 
  • Qytetari mund të pajiset me lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1, B pasi të ketë mbushur moshën 18 vjeç. 
  • Drejtuesit e mjeteve të pajisur me lejedrejtimi të kategorisë B nga mosha 18 deri në 21 vjeç mund të pajisjen me lejedrejtimi të kategorisë A1, A2 vetëm me prova praktike. 

Mbi Ndryshimet e Lejedrejtimit [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Lejedrejtimet aktuale janë të vlefshme deri në datën e përfundimit të vlefshmërisë së tyre.
  • Kategoritë në lejedrejtim do të jenë AM, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dheDE. (Shiko Tabelën nr. 02)
  • Qytetari mund të pajiset me lejedrejtimi të kategorisë AM pasi të ketë mbushur moshën 16 vjeç, vetëm me provë teorie. 
  • Qytetari mund të pajiset me lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1, B pasi të ketë mbushur moshën 18 vjeç. 
  • Drejtuesit e mjeteve të pajisur me lejedrejtimi të kategorisë B nga mosha 18 deri në 21 vjeç mund të pajisjen me lejedrejtimi të kategorisë A1, A2 vetëm me prova praktike. 
  • Moshat për pajisjen me lejedrejtimi sipas kategorive jepet në Tabelën nr. 01. 

Tabela nr. 01

 

Mosha

(M)

 

Kategoritë e lejedrejtimit

 

Kategoritë e lejedrejtimit të posaçme
AM, A1, A2, A, B1, B, BE C1, C1E, C, CE D1, D1E, D, DE
 AM, A1, A2, A, B1, B  C1, C 
Deri në 50 vjeç 10 vjet   

5 vjet

    

5 vjet 

  

5 vjet 

5 vjet
 

50 < M ≤ 60 

  

5 vjet

 

3 vjet

 

60 < M ≤  65 

  3 vjet 3 vjet
 

65 < M ≤ 70 

2 vjet

mjet deri 20 ton + DAPF

3 vjet + çdo 1 vit DAPF

(Për taksi)

Ska
70 < M ≤  80 3 vjet Ska Ska Ska
M  > 80 3 vjet + çdo 1 vit DAPF Ska Ska 3 vjet + çdo 1 vit DAPF Ska

 

  • Drejtuesit e mjeteve që zotërojnë lejedrejtimi kanë të drejtë të drejtojnë mjete si me kuti shpejtësie manuale (me marshe) ashtu edhe me kuti shpejtësie (kambio) automatike
  • Drejtuesit e mjeteve që do të pajisen me lejedrejtimi për drejtimin e mjeteve me kuti shpejtësie (kambio) automatike do të lejohen të drejtojnë vetëm mjetet me kuti shpejtësie automatike. (Në këtë lejedrejtimi përbri kategorisë, shënohet kodi 78, sipas kodeve të harmonizuara të BE). Këto drejtues mjeti nuk kanë të drejtë të drejtojnë mjete që kanë kuti shpejtësie manuale (me marshe).
  • Drejtuesit e mjeteve që do të pajisen me lejedrejtimi për drejtimin e mjeteve me kuti shpejtësie manuale (me marshe) do të lejohen të drejtojnë të dy llojet e mjeteve edhe ato me kuti shpejtësie manuale edhe ato me kuti shpejtësie automatike;
  • Tarifa për pajisjen me lejedrejtimi, si dhe tarifat e shërbimeve të tjera për pajisje me lejedrejtimi nuk ndryshojnë. 
                                                                                                                        Tabela nr. 02

 

LEJEDREJTIMI AFTËSIA PËR TË DREJTUAR
Kategoria AM

Mosha minimale

  16 vjeç

• ciklomotorë me dy rrota, kategoria L1, projektuar me shpejtësi maksimale mëtë madhe se 25 km/orë dhe jo më shumë se 45 km/orë, cilindrita e të cilit është më e vogël osee barabartë me 50 cm³, nëse është me djegie të brendshme, ose fuqia nominale e vazhduar e të cilit është më e vogël apo e barabartë me 4 kw, për motorët elektrikë;

• mjete me tri rrota, kategoria L2, projektuar me shpejtësi maksimale më tëmadhe se 25km/orë dhe jo më shumë se 45 km/orë dhe me motor me cilindratë më të ulëtose të barabartë me 50 cm³, nëse është me ndezje të komanduar, ose fuqia maksimale e të cilit është më e ulët apo e barabartë me 4 kw, për motorët e tjerë me djegie të brendshme, ose fuqianominale e vazhduar e të cilit është më e vogël ose e barabartë me 4 kw, për motorët elektrikë;

• mjete me katër rrota të lehta, kategoria L6, masa bosh e të cilave është më e ulëtose e barabartë me 350 kg, duke përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrike,projektuar me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/orë dhe jomë shumë se 45 km/orë, me cilindratë të motorit më të ulët ose tëbarabartë me 50 cm³, për motorët me ndezje të  komanduar, ose fuqiamaksimale e të cilit është më e ulët apo e barabartë me 4 kw, për motorët e tjerë medjegie të brendshme, ose fuqia nominale e vazhduar e të cilit është më e vogël ose ebarabartë me 4 kw, për motorët elektrikë.

Kategoria A1

Mosha minimale

18 vjeç

• motor pa kosh (kategoria L3) me cilindratë deri 125 cm³ dhe fuqi max deri11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.1 kw/kg;

• motor me kosh (kategoria L4) me cilindratë deri 125 cm³ dhe fuqi max deri11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.1 kw/kg;

• tricikël (motomjete me tri rrota, simetrike ndaj aksit gjatësor, kategoria L5),me fuqi deri 15 kw;

• makina bujqësore dhe komplekset e mjeteve bujqësore që nuk i kalojnë kufijtë e përcaktuar në nenin 53, pika 4 e Kodit Rrugor (gjerësia: 1.6 m, gjatësia: 4m,lartësia 2.5 m, masa maksimale e autorizuar me ngarkesë: 2.5 tonë, shpejtësia: 40 km/orë).

Kategoria A2

Mosha minimale

18 vjeç

• motor pa kosh (kategoria L3), me fuqi maksimale deri 35 kw, me raport fuqi/peshëjo më shumë se 0.2 kw/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqisë së tij;

• motor me kosh (kategoria L4) me fuqi maksimale deri 35 kw, me raportfuqi/peshë jo më shumë se 0.2 kw/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me mëshumë se dyfishi i fuqisë së tij.

Kategoria A Të

paktën 2 vjet pas

A2

• motomjete me fuqi më të madhe se 15 kw (motomjete me tri rrota, simetrikendaj aksit gjatësor) dhe me kusht që të jenë mbi 21 vjeç;

• motorët pa kosh (L3) ose me kosh (L4) që nuk i përkasin kategorive A1 dhe A2.

Kategoria B1

Mosha minimale

18 vjeç

• motomjete me katër rrota, të ndryshëm nga ata AM, masa pa ngarkesë e të cilaveështë më e vogël ose e barabartë me 400 kg ose 550 kg për mjetet e destinuara për transport mallrash (kategoria L7), përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrike, të cilat fuqinë maksimaleneto të motorit e kanë më të ulët ose të barabartë me 15 kw;

• mjete të tjera që konsiderohen motomjete me tri rrota simetrike ndaj aksitgjatësor (të kategorisë L5).

Kategoria B

Mosha minimale

18 vjeç

• automjete me masë maksimale të autorizuar jo më të madhe se 3500 kgdhe me jo mëshumë se 8 ndenjëse, përjashtuar ndenjësen e drejtuesit tëmjetit. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio të lehtë osenjë gjysmërimorkio që nuk e kalon masën maksimale të autorizuar 750 kg;

• motomjete me tri rrota simetrike ndaj aksit gjatësor me fuqi më të madhe se 15 kw;

• motomjete të kategorisë A1 me kusht që mbajtësi i lejedrejtimit të jetë të paktën 21vjeç;

• makinat bujqësore;

• makinat teknologjike.

Kategoria B me

kodin 96

Të paktën 1 vit pas

B

• kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio ose gjysmërimorkiojeqë i kalon 750 kg, kur masa maksimale e autorizuar e një kombinimi të tillë është sidoqoftë më i vogël se 4250 kg.
Kategoria BE

Të paktën 1 vit pas

B

• kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio osegjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios osegjysmërimorkios nuk i kalon 3500 kg;
Kategoria C1

Të paktën 1 vit pas

B

• automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale eautorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg, por jo më shumë se 7500 kg ose i projektuar dhe ikonstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin eautomjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale eautorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg;

•autokampe

Kategoria C1E

Të paktën 1 vit pas

C1

• kombinimi i një mjeti motorik të kategorisë C1 dhe një rimorkioje osegjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është mëshumë se 750 kg, por masa maksimale e autorizuar e kompleksit të formuar nuk i kalon 12000 kg;

• kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkioje apo gjysmërimorkioje, masa e

autorizuar e të cilave i kalon 3500 kg, me kusht që, në masë, kombinimi i autorizuartë mos i kalojë 12000 kg.

Kategoria C

Të paktën 3 vjet pas

B

• automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale eautorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg dhe të projektuar e konstruktuar përtransportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin eautomjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimalee autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg.
Kategoria CE

Të paktën 1 vit pas

C

• kombinimi i një mjeti të kategorisë C me një rimorkio osegjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.
Kategoria D1

Të paktën 1 vit pas

C

• automjet i projektuar dhe konstruktuar për jo më shumë se 16pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit, dhe me gjatësi maksimale që nuki kalon 8 m. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio, masa maksimale eautorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg.
Kategoria D1E

Të paktën 1 vit pas

D1

• kombinim i një mjeti të kategorisë D1 me një rimorkio osegjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është mëshumë se 750 kg.
Kategoria D

Të paktën 3 vjet pas

C

• automjete të projektuar dhe konstruktuar për transportin e më shumë se 8pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u

lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg;

Kategoria DE

Të paktën 1 vit pas

D

• kombinimi i një mjeti të kategorisë D me një rimorkio osegjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.

  

Kosova Kosovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Leja e Drejtimit në Kosovë (Patentë shoferi) lëshohet nga autoriteti perkates.

Patenta ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tiparet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Patenta e Kosovës që lëshohet prej vitit 2000 është prej formati të ri.

Kategoritë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • A
  • B
  • C
  • D
  • E

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]