Lente të ndërveprimit simbolik
Lente të ndërveprimit simbolik liber i autorit prof. dr. Zyhdi Dervishit botim i shtepise botuese 'Emal' 2016
Per librin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autori jep një pasqyrim të simboleve kulturore, që shpeshherë krijojnë dhe situata keqkuptimi për shkak të kulturave të shumta që mbartin popuj të ndryshëm. Situata dhe ngjarje janë të shkëputura nga jeta e përditshme, duke e bërë sa më konkrete përdorimin e simboleve. Në këtë mënyrë prof. dr. Zyhdi Dervishi u ofron lexuesve të tij një shumëllojshmëri interpretimesh të simbolikave, me një kuptueshmëri të lartë gjuhësore, ku çdo faqe e librit të shton kureshtjen dhe etjen për të përthithur sa më tepër nga fusha e komunikimit joverbal. Profesori nuk lë pa përmendur gjithashtu të gjithë personat që e kanë frymëzuar dhe që i kanë dhënë mbështetje gjatë këtij punimi rigoroz. Në vazhdimësi të faqeve ai është fokusuar kryesisht në kulturën e popullit shqiptar, ku edhe pse me kalimin e viteve vlerat dhe simbolet kulturore janë trashëguar brez pas brezi dhe ende mbijetojnë në kohët e sotme. Duke filluar nga pirja e kafesë, duhanit dhe rakisë, të gjitha këto shpjegohen nën dritën e vlerave të shoqërisë sonë. Proverbat e krijuara nga populli shqiptar e krahasojnë gjuhën e folur me një shigjetë që të hidhëron shpirtin. Pra, kur shqiptari nuk mund të jepte përgjigje pozitive për një çështje, pra kur nuk mund të nxirrte nga goja sheqer për të ëmbëlsuar veten dhe bashkëbiseduesit, ai gjithsesi bënte kujdes që të mos plagoste në zemër bashkëbiseduesit me plumbin e fjalës. Dhe për të shmangur “plumbin e fjalës”, shqiptarëve u vinin në ndihmë simbole të ndryshme kulturore. Përgjigjet për shumë çështje u jepeshin tërthorazi në tryezën e mikpritjes me anë të shkallës së ëmbëlsisë ose hidhësisë së kafesë që i shërbehej mikut.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |