Lepuri me pesë këmbë (skenarë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lepuri me pesë këmbë

Ditë e bukur verore. Barinjët nuk dinin ç'të bënin. Asgjë nuk po ndodhte. Moshataret e tyre nga fshati Dushkajë nuk u bënë asnjë të ligë. Mes dy fshatrave u lidh njëfarë paqe. Delet kullotnin neper arat e korrura kaherë. Ishin ulur nen hijen e verrit me kurore te dendur dhe po heshtnin. Sokoli kishte shtrenguar shkopin e gjatë, disi as nuk ulej as nuk zgjohej,mbahej me të e shikimi i kishte tretur atje lart ne bjeshkë por nga njehere i shikonte shoket pas sytë e tij sikur donin te thonin „Asgjë nuk po ndodh sot ne fshatin tone e keshtu nuk kalon dita..." Keshtu u mat te thoshte, po pa pandehur ia priti Gjeloshi: „Dervishi ne dardhe!" Barinjet brof ne kembe dhe shikuan ka dardha e re ne te cilen kishte kokrra te pjekura, dardha verore, me te shijshmet ne fshat. Ne fytyrat e te gjithve shkrepi nje rreze hareje dhe gjallerie. E kush na ishte ai dervish ne dardh? Nje burrë thatan, me mjekerr te rrall gjer ne shok, as i ri as i shtyme ne mosh kishte ardhur para disa diteve ne fshatin Miradi dhe sillej verdalle. Peshkataret e donin i shtronin dreka dhe darka dhe me te gjithe kalonte mire. Paj doren ne zemer dhe me femijet do te venin punet mbare. Por njeri nga femijet ua kujtoji ta pyetnin se sa kembe ka lepuri dhe ai mbasi u kuq kroi mjekrren u gjegj ashper si duke u kollitur: Lepuri ka pesë kembe dhe me gjithe bisht! Lepuri ka kater kembe- nguli kembe Gjeloshi dhe te tjeret pohuan me koke. Paspak shperthehu nje e qeshme e gjatë e gergaten Dervishin e lodhur ate dite vere me vapë e agushi, por ai nuk kthehu te inatosej me shume me shejtanet e fshatit, si i quanin pleqet. Ç'prej asaj dite sa herë e takonin Dervishin ia benin te njejten pyetje, por ai gjithmone u pergjigjej por asnjehere se lepuri kishte kater kembe. Kur panë Dervishin nje dite i thane: „Dervish, ooooo Dervish, sa kembe ka lepuri?" „Shtatë, tetë a me shume me gjith shuplaka..."- gjegji Dervishi. Disa femije qeshen atje posht ne ara, e ate gaz do ta paguanin shtrenjet nga „trimat tone" po per fat ia behi skifteri mbi kokat e tyre dhe filloi pa pandehur gjuetia me të... Barinjet dhe femijet e tjerë te fshatit Miradi kishin shumë dëshir ti gërgitnin ti venin ne bisht te lahutes: Musanë, Sokolin dhe Gjeloshin por kush ishte ai bir nëne qe donte tia filloi i pari?! Në ate mes skaj ares me tej thellë nga ulzaja u degjua zeri i nje vajzes. Ajo po bente ne fyt, ortavej ta ndryshonte por sa ia filloi, Sokoli e njohti. Ishte Fana. Ja se ç'kengë kishte kurdisur:

Mire janë pjekur mollat lalçe ija-ija o-eeeee Thupra shpines shuplake ne faqe ija-ija-o eeeee!

Nje fshatar pyeti se ç'këngë më eshte kjo moj, këngë qe djeg e te dhemb- gjegji nje femije i vogel Fana nisi te kendonte dhe nje kengë me te re:

Kush e nguc Dervishin plak ija-ija o eeee Si shperblim fiton dajak ija-ija o eeee...

Femijet e tjer mezi i mbanin gazin duke kafshuar gishtat, me ne fund shperthyan me nje te qeshur aqe te fort sikur lumi kur del nga shtrati. Kah mes nata u degjuan disa burbullima eksplodime te njepashershme e per fat asnje rafal, asnje pushke. Sa te lumtur ishim ate nate femijet e Miradise! Fshati Miradi nga fshati Dushkaje i ndante vetem nje nje pyll i dendur por permes tij shtrihej nje livadh i cili kurr nuk leshonte bar per kos dy her ne vere. Shënoi ELDA GJURAJ