Leqet e Hotit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Leqet e Hotit janë qafë në qarkun e Shkodrës, në lartësinë 730 m, nëpër të cilën kalon rruga e Malësisë së Madhe që shkon nga Shkodra në Vermosh. Lidh fushën karstike të Hanit të Hotit (Bajzë-Kushe) me luginën e Cemit dhe ndan majën e Mështjerrës (1447m) në juglindje me të Bukovikut (1232m) në veriperëndim. Zbret me gjarpërime të shumta në luginën e Cemit për 500 m. Ka prejardhje tektonike-erozive. Në anën verilindore është e veshur me pyll ahu, kurse në jugperëndim bashkohet me fushën e Rapshit.