Jump to content

Letra të panjohura të Fan Nolit (1906 – 1913)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Letra të panjohura të Fan Nolit (1906 – 1913) Gjinia: Studime. Përgatiti: Shpëtim Sala. Shtëpia botuese: "Botime Françeskane". Viti i botimit 2008. Faqet e librit 112. ISBN 978-99956-701-5-3

Mbi librin

Fan Noli mbetet një nga intelektualët më të shquar, me një kontribut të çmuar në kulturën dhe historinë shqiptare të gjysmës së parë të shek. XX. Letrat që po botojmë në këtë libër i përkasin periudhës 8 maj 1906 – 2 shkurt 1913.

Noli u nis nga Egjipti si një misionar, me detyra të shumëfishta politike, i rekomanduar nga Thanas Tashkoja tek kryesia e shoqërisë "Malli i Mëmëdheut", me qendër në Jamenstoun. Duke veçuar vlerat historike që përmbajnë letrat e Nolit dërguar Thanas Tashkos, do të vërejmë angazhimin e Nolit për:

• Krijimin e shoqërisë patriotike "Besa – Besë" dhe federatës "Vatra".

• Krijimi dhe konsolidimi i gazetave te botuara në Amerikë "Kombi" dhe "Dielli".

• Mbledhjen e ndihmave për kryengritësit në Shqipëri.

• Botimin e librave të Kishës Ortodokse në gjuhën shqipe si: "Sherbes' e Javës së Madhe" (Boston, 1908), "Librë e Shërbesave të shënta të Kishës Orthodokxe" (Boston, 1909), "Librë e të kremteve të mëdha të kishës ortodokse" (1911).

• Krijimin e kishës së "Shën Gjergjit" në Boston.

• Inkurajimin dhe ndihmën për "Bandën e Lirisë".