Jump to content

Levizjet Refleksive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Levizjet që i bëjmë me dorë në rastin kur na thumbon mushkonja janë automatike ,që kryhen pa kontrollin e vetdijes sonë.Për këto levizje truri na lajmëron, më vonë,pasi që këto lëvizje të jenë kryer për këtë arsye këto lëvizje quhen refleksive. Palca kurrizore udhëheq lëvizjet refleksive. Më se 90% të aktiviteteve të sistemit nerovr kanë të bëjnë me veprimtari jetësore që nuk janë nën kontrollin e vullnetit tonë.Këto reagime të organizmit si pasojë e veprimit të stimujve te jashtme dhe të brendëshme,quhen reflekse. Nese prekim ndonjë objekt të nxehtë, ne momentalisht do të reagojmë, para se ta kuptojmë se cfarë ka ndodhur. Të sqarojmë cfarë ndodh gjate këtij procesi. Stimuli i dhimbjes i shkatuar nga soba e nxehtë, pranohet nga mbaresat e fijeve nervore ndijore në dorë dhe tejcohet gjer te palca kurrizore pa ndërmjetesim të trurit dhe përmes nervave levizore (motorik), porosia dërgohet në muskujt e dorës, muskujt tkurren, dora tërhiqet nga soba. Rruga që ndjek stimuliprej receptorit deri në efektor quhet Hark Refleksiv. Harku Refleksiv përbëhet nga:

-Receptori(që pranon stimulin) -Fija nervore ndijore(sensitive) -Fija nervore lëvizore(motorike) -Efektori,kryesi i punës(muskuli,gjëndrra)

Në reagimin refleksiv pjesëmarrja e vetëdijes nuk përjashtohet plotësisht.Reflekset mund te jenë të lindura(thithja,kollitja) dhe të fituara.Këto të fundit fitohen me përvojë (p.sh prodhimi i pështymës kur e shohim apo mendojmë ndonjë ushqim të shijshëm,ecja) Palca kurrizore, nëpërmjet veprimtarisë refleksive jo vetëm që e mbron organizmin nga shumë rreziqe,por njëkohësisht rregullon veprimtarinë e shumë organeve,si p.sh muskulaturën e enëve të gjakut, zorrëve, gjëndrrave të ndryshme etj.