LiMux

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

LiMux - Evolucioni IT është një projekt nga qyteti i Mynihut (qyteti i trete me i madh ne Gjermani) për të migruar sistemet e tyre kompjuterike nga platforma me burim-kodi të mbyllur të kompanisë Microsoft në platforma kompjuterike me burim kodi të hapur. Projekti përfundoi me sukses në fund të vitit 2013, duke mundësuar migrimin e mbi 15.000 kompjuterash personalë dhe laptopë të punonjësve publikë në platforma programesh që shfrytëzojnë programe me burim-kodin të lirë dhe të hapur.

Projekti fillimisht kishte përdorur platformën e produktivitetit në zyrë OpenOffice, por ka kaluar në platformën alternative të quajtur LibreOffice. Sipas raporteve bashkia e Mynihut nuk ka fituar vetëm liri në përdorimin e pogrameve kompjuterike dhe rritje të sigurisë, por ka ruajtur dhe €11.700.000 (16 milion US $).