Jump to content

Libri "Greva e Dibres" e autorit Nehat Daci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Libri i ri i Nehat Daci "Greva e Dibrës"

Histori, etnokulturë, personalitete

ISBN 978-9928-353-62-7

774 faqe

Recensues: Shaqir SKARRA

Redaktor letrar: Ma. Esat BUNGURI

Konsulent: Prof. dr. Adem BUNGURI

Përpunues kompjuterik: Ma. Dorian DACI

* * *

Rreth librit:

Greva është njëherësh histori, kulturë, traditë, është një kronikë e gjërë, shumëdimensionale. Në këtë kronikë takon personazhe gati biblikë, që bëjnë edhe përroin “të sjellë ujë të kuq për një javë rresht”, personazhe që enden në vise po aq biblike. Enden në vise të tilla, si: Gjuri i Shqipes, Lugjatat, Kroi i Shtrigave, Vonçkat e Ujkut, Gjuri i Zi, Ara e Arushës, Lugu I Arushës, Ara e Lepurit, Uji i Ejthtë dhe të bëjnë të mendosh se po udhëton në një botë ku legjendat janë ulur në ditët e tua.

Në hapësirën e Grevës takon bëma të përmasave të çuditshme, takon rite, këngë, zakone, takon oda të mbushura me burra të ditur, ku dëgjohet mençuri dhe përcillen mesazhe, udhëton në hapësirë ku lëvizin e kryqëzohen fate njërëzish që bëjnë histori. Greva i ka të përskuqura horizontet. Krismat e maliherëve të saj kanë detyruar shumëkënd të ulë kokënose të lërë kokën...Dëshmitarë të bëmave të Grevës janë mali, fusha, përroi, bjeshka, epopetë e furrishme në vite... Lexojeni këtë libër dhe do të bindeni për çka po them!

Greva e ka shkruar fatin e vet dhe të bijve të saj me dorën e vet. Firmëtarë të kësaj jete e fati janë emra epokalë, të cilët I gjeni me bollëk në faqet e këtij libri….

Në faqet e këtij libri njohim Grevën e bekuar nga Zoti, i cili e ka vënë në një pozitë gjegrafike të përkëdhelur.

Greva ndodhet në lartësinë 850 m mbi nivelin e detit. Kjo pozitë e favorshme i ka krijuar mundësitë që të ketë kushte shumë të mira bio-klimatike ku rriten pemë frutore, bimësi, drurë jofrutorë, dushqe, lajthi, ahe etj. Në tokën e Grevës mbillen e rriten drithëra, zarzavate, fruta etj të shumicës së llojeve që gjenden në Shqipëri.

Në faqet e këtij libri njohim gjithë rrugën që ka bërë Greva dhe banorët e saj në një periudhë kohore që shtrihet afërsisht nga stërgjyshërit tanë e deri sot, nëpërmjet disa dokumenteve, por edhe prej rrëfimeve që vijnë gojë më gojë deri në ditët tona.

Aty njohim përpjektet për të mbrojtur hapësirën e vet nga sulme të panumërta nga armiqtë më të egër të historisë. Pushka e grevasve me thirrjen “ a besa besë”i shporri turqit, i shporri jo vetëm një herë, por tri herë sebët, i shporri austrohungarezët e nazifashistët. Emrat e bijve te Grevës në këto luftëra janë skalitur në kujtesën e brezave, por edhe në faqet e këtij libri….

Esat Bunguri

(Marrë nga parathënia e librit)

Rreth autorit:

Nehat Daci është lindur me 23 shtator të vitit 1955, në fshatin Grevë të Peshkopisë.

Arsimin fillor dhe tetëvjeçar e kreu pranë shkollës 8-vjeçare në Grevë. Në vitin 1969-1973 mbaroi shkollën e mesme të përgjithshme “8 Nëntori” Peshkopi. Në vitet 1973-1976 ka kryer Institutin e Lartë Pedagogjik ”Luigj Gurakuqi” në Shkodër në degën Biologji-Kimi. Punoi në institucionet shtetërore 38 vjet (1976-2014).

Për herë të parë punën e filloi në vitin 1976, si mësues në Shkollën e Mesme të Bashkuar Zall Reç, pastaj në Melan, Grevë, në qytetin Peshkopi, Tiranë, Durrës. Për 28 vjet punoi në arsim: 5 vjet si mësues dhe 23 vjet si drejtues shkollash (4 vjet në Zall-Reç, 8 vjet në Melan, 8 vjet në Grevë dhe 3 vjet si zv/drejtor në shkollat “D. Gashi” e “S. Alliu” të qytetit Peshkopi). Për dy vite ka punuar pranë Këshillit të Qarkut Dibër. Për 4 vite (2006-2010) ka punuar si drejtues I Entit Social Kulturor të Ushtrisë dhe i Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Tiranë, institucione të Ministrisë së Mbrojtjes. Në vitet 2010-2014 ka punuar në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Durrës.

Ka kryer një sërë kualifikimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë në fushën e arsimit, pushtetit lokal dhe mjedisit.

Për dy vite drejtoi dhe botoi “Gazetën e Qarkut Dibër”, organ i Këshillit të Qarkut Dibër (2004-2006).

Ka botuar shkrime e artikuj të ndryshëm në shtypin lokal.

Tashmë është në pension.

***

Librin mund ta gjeni në Tiranë te libraria jonë në rrugën "Isa Boletini", pranë kryqëzimit te Selvia ose mund ta porosisni te autori.

#BotimetMB #Greva #NehatDaci #Monografi #Diber

Referimet Botimet M&M

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]