Jump to content

Libri Gines

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muzeu i Rekoredeve Gines

Guinness World Records i njohur nga fillimi i tij në 1955 - 2000 si Libri Gines i Rekordeve dhe në edicionet e mëparshme të SHBA si Libri i Rekordeve Botërore Gines , është një libër referimi i publikuar çdo vit, që përmban një koleksion të rekordeve botërore, arritjet e njeriut dhe ekstremet e botës natyrore. Vetë Libri mban një rekord botëror, si librin më të shitur të të gjitha kohërave me të drejtat e autorit. Libri Gines është gjithashtu një nga librat e vjedhur më shpesh nga bibliotekat publike në Shtetet e Bashkuara. Ekskluziviteti ndërkombëtar ka zgjeruar shtypjen dhe printimin duke përfshijrë seri televizive dhe muzeume. Popullariteti i ekskluzivitetit ka rezultuar se Libri Guinness i Rekordeve Botërore është bërë autoriteti kryesor ndërkombëtar mbi katalogimin dhe verifikimin e një numri të madh të rekordeve botërore - organizatë e cila punëson gjykatësit zyrtarë të rekordeve të autorizuar për të verifikuar vërtetësinë e përcaktimit dhe tejkalimin e të dhënave.

www.bksh.al