Lidhjet e mësuesve
Appearance
Lidhjet e mësuesve (1921-1924) ishin organizata profesionale të mësuesve të krijuara për mbrojtjen e interesave të tyre dhe për zhvillimin e laicizimin e arsimit kombëtar.
Lidhja e parë u formua në Gjirokastër me nismën e Avni Rustemit. Më pas, të tilla u ngritën në disa qendra kryesore të vendit dhe kishin shtrirje të kufizuar lokale sipas prefekturave.
Lidhjet e mësuesve botuan edhe programet e tyre. Kongresi Arsimor i mbajtur në Tiranë, me nismën e mësuesve, nga 12-21 gusht 1924, themeloi “Lidhjen e Përgjithshme të Arsimtarëve të Shqipërisë”. U botua edhe statuti i Lidhjes me 40 nene. Lidhja luftonte për zhvillimin e arsimit mbi parimet kombëtare e demokratike.