Jump to content

Ligatina e Hencit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ligatina e Hencit dhe Radevës është Zonë e Veçantë e Mbrojtur e Zogjve. Zona është vendosur nën mbrojtje nga Qeveria e Kosovës në mars të vitit 2014 si tersi hapësinore për shkak të vlerave dhe karakteristikave të veçanta natyrore si ato ornitologjike, ihtiologjike, hidrogjeologjike, botanike dhe peisazhore. Zona përfshinë sipërfaqen prej 109 hektarëve dhe shtrihet në territorin e komunave Graçanicë, Lipjan dhe Fushë Kosovë.