Jump to content

Ligjërime nga Labëria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ligjërime nga Labëria Autori: Mustafa Luçi. Botuesi: Toena. Faqet e librit 596.

Pas përfytyrimit të parë erdhi një lloj dyshimi: je i sigurt që ky është fiziku i Mustafa Luçit? U përpoqa ta lidhja imazhin me vendin dhe kohën e perceptimit. Mbase në Kuç, i thashë vetes, mbase në vitet ‘50, më saktë në gjysmën e dytë të atyre viteve, kur familja jonë jetoi në Kuç për 2-3 vjet dhe kur unë kam qenë një fëmijë 7-8 vjeç. Sa më shumë thellohesha në këto përsiatje, aq më dyshues bëhesha nëse përfytyrimi im për fizikun e Mustafa Luçit ishte real apo ishte thjesht një trill i fantazisë së një njeriu si unë, që gjithë jetën është ndier keq me kujtesën e vet vizive. Pastaj rrodhën copëza kujtimesh, të çliruara nga përfytyrimi viziv. Për Mustafa Luçin kisha dëgjuar të fliste im vëlla, Mufiti, i cili në gjysmën e parë të viteve ‘50 e kishte pasur drejtor në konviktin e "Ujit të Ftohtë" në Vlorë. Natyrisht që kisha dëgjuar të flisnin për të edhe tim atë e time më. Pastaj kisha dëgjuar të fliste Hatika, vajza e xhaxhi Bajramit, që ishte martuar me Avni Luçin. Hatika dhe të motrat, Venua e Mirua, sa herë e përmendnin përdornin ndajshtimin "babë"