Lisat e Marpepës
Appearance
Kanë qenë, siç thuhet, 12 lisa në një kodrinë në bregun e Fanit të vogël, buzë xhadesë që shkon në Mashtërkor dhe degëzimit për në Grykë Orosh.
Prej kohësh numri i lisave ka rënë (janë 10), por nuk është prerë asnjë prej tyre më vonë, si një vetëdije e banorëve për rëndësinë si monumente natyre të Lisave të Marpepës.
Jo rastësisht ata janë aty, po se gjurmë të hershme të historisë flene në rrënjët e tyre. Gjurmët e Mirditës së vjetër dhe të kishave të përmendura në mesjetë, si ajo e Shën Kollit, janë dëshmi të një vendbanimi të zhvilluar në kohë të hershme.