Lista e myftinjëve të Shqipërisë
Lista e myftinjëve të Shqipërisë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet myftinive. Myftinitë organizohen dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas ndarjes administrative të përcaktuar në këtë statut. Myftinitë ndahen në: Myftini Zone, Rrethi dhe N/Myftini. Myftinitë e rretheve janë të ndara dhe funksionojnë sipas ndarjes administrative të rretheve në Republikën e Shqipërisë. N/Myftinitë ngrihen dhe funksionojnë në bashki me vendim të Kryesisë së Komunitetit Mysliman. Myftitë e Zonave, Rretheve dhe N/Myftitë emërohen dhe shkarkohen nga Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe miratohen ose jo në mbledhjen e parë të zakonshme të Këshillit të Përgjithshëm. Myftiu, pasi miratohet emërimi i tij nga Këshilli i Përgjithshëm dhe para fillimit të detyrës betohet sipas kësaj formule:
“Betohem në emër të Allahut, se do të zbatoj me besnikëri Kuranin dhe Statutin e Komunitetit Mysliman, do të kryej detyrën me ndërgjegje të pastër Islame e kombëtare duke ruajtur dhe zbatuar me besnikëri fetare rregullat e këtij Komuniteti. Allahu më ndihmoftë”
Myftitë e zonave dhe rretheve komunikojnë dhe mbajnë lidhje të drejtpërdrejta me Kryesinë e Komunitetit Mysliman. Myftitë duhet të kenë kryer fakultet teologjik ose medresenë dhe fakultet laik, të kenë përvojë pune në organikat e Komunitetit Mysliman mbi 5 vjet.
DETYRAT E MYFTIUT
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Myftiu drejton dhe organizon të gjithë veprimtarinë e myftinisë. Organizon ceremonitë për festat fetare të besimit mysliman. Ndjek dhe kontrollon veprimtarinë fetare në xhamit e juridiksionit të myftinisë, për zbatimin e statutit dhe rregullores së brendshme të KMSH. Organizon hapjen e kurseve fetare ne xhami e myftini dhe ndjek e kontrollon funksionimin e tyre. Interesohet dhe bashkëpunon me besimtarët mysliman, organet e pushtetit lokal dhe donatorë të ndryshëm për ndërtimin e xhamive në fshatrat, komunat ose ne qytetet ku nuk ka objekte kulti. Bashkëpunon me organet e pushtetit vendor në rreth dhe qark për evidentimin, njohjen dhe kompensimin e pronave. I propozon Kryesisë së KMSH kandidaturat për emërim e lëvizje kuadri, ulje ne detyrë, masat disiplinore dhe për shpërblimet për personelin fetar e civil që janë në vartësi dhe pjesë e strukturës së myftinisë. Në zbatim të Statutit të KMSH u jep udhëzime imamëve e vaizëve për kryerjen e riteve fetare në xhami. Mban marrëdhënie të mira institucionale me besimet e tjera fetare qe ushtrojnë veprimtari në juridiksionin e myftinisë dhe merr pjesë në aktivitetet e tyre fetare, si dhe mban gjithashtu marrëdhënie të mira me organet e pushtetit vendor.
Myftinjtë e Shqipërisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Agim Duka - Myfti i Elbasanit
- Eriol Haxhiu - Myfti i Krujës
- Muis Kurtulla - Myfti i Dibrës
- Ardit Hoxhllaku - Myfti i Tepelenës
- Artur Vrenozi - Myfti i Devollit
- Besnik Leçini - Myfti i Kavajës
- Fabjon Kolaveri - Myfti i Matit
- Anis Qafa- Myfti i Mallakastrës
- Bledar Ali - Myfti i Delvinës
- Bledar Mullaj - Myfti i Sarandës
- Bilal Bodlli - Myfti i Peqinit
- Edmir Smajlaj - Myfti i M. Madhe
- Eduart Demiraj - Myfti i Tropojës
- Armand Asllani - Myfti i Gjirokastrës
- Gëzim Kopani - Myfti i Pukës
- Gramoz Blliku - Myfti i Përmetit
- Lauren Luli - Myfti i Tiranës
- Agim Terziu - Myfti i Lezhës
- Jusuf Salkurti- Myfti i Skraparit
- Bilal Bodlli - Myfti i Vlorës
- Islam Hoxha - Myfti i Kukësit
- Armand Asllani - Myfti i Gramshit
- Karafil Manaj - Myfti i Fierit
- Kujtim Civeja - Myfti i Kuçovës
- Edmond Ceni - Myfti I Kolonjës
- Emirjon Vathaj - Myfti i Laçit
- Muhamed Sytari - Myfti i Shkodrës
- Baftjar Kellezi - Myfti i Beratit
- Namik Mahmutllari - Myfti i Pogradecit
- Ledian Çikalleshi - Myfti i Korçës
- Redin Quku - Myfti i Durrësit
- Sadik Ukperaj - Myfti i Hasit
- Sejdin Strazimiri - Myfti i Bulqizës
- Tomorr Boriçi - Myfti i Lushnjës