Jump to content

Lista e teatrove të lashtë grekë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teatri (greqishte antike:θέατρον, theatron) është një shpikje dhe element i kulturës së lashtë greke që i ka fillimet e veta rreth shekullit VII pr.e.s. Teatri i parë si ndërtesë me blloqe guri mendohet se është ai i Dionisit në Athinë, i cili është ndërtuar rreth vitit 534 pr.e.s. Aktori i parë që përformoi në skenat e këtij teatri është një poet grek i quajtur Thespis. Fjala teatër rrjedh nga rrënja thea (shikim) e greqishtes antike dhe ka kuptimin shfaqje.[1]

Fillimisht teatri shërbente për festivalet apo festat e quajtura Dionisia, ku viheshin në skenë tragjedi, komedi dhe vepra satirike e dramatike. Vetë fjala tragjedi përbëhet nga termat greke tragos+ ode (dhi+këngë), pra fjalë për fjalë kishte kuptimin ‘kënga e cjapit apo dhisë’.[2] Skenat satirike përformoheshin me maska dhish apo cjepësh, pasi satirët thuhet se ishin krijesa mitike me pamje të tilla. Edhe romakët kopjuan shumë nga kultura greke dhe kishin teatrot e tyre, por dallimi kryesor është që teatri grek zakonisht ndërtohej në faqe kodrash, ndërsa ai romak në fusha dhe rrafshina. Teatrot në të cilët përformoheshin vetëm këngë ishin më të vegjël dhe quheshin odeone nga fjala e lashtë greke 'ode' që ka kuptimin këngë. Një nga odeonet antike ndodhet edhe në Apolloni të Fierit që ishte një qytet i kolonive greke.

Teatri antik i Epidaurit (Greqi)

Më poshtë kemi listën e 93 teatrove greke në Greqi dhe ne vende të tjera ku ishin vendosur kolonitë helene, pa përfshirë ato romakë.[3] Disa prej këtyre teatrove, edhe pse themeluar nga grekët, mund të jenë zgjeruar nga romakët më vonë. Të gjithë janë ndërtuar midis shekullit të 6 pr.e.s e deri me pushtimin romak).

Teatri i Dionisit, Athinë

• Odeoni i Athinës

• Teatri i Oropit, Atikë

• Teatri i Zeas, Pire, Athinë

• Teatri i Thorikut, Atika lindore

• Teatri i Aeginës, Atikë

• Teatri i Ramnousit, Atikë lindore

• Teatri i Khaeronia, Beoti

• Teatri i Orkhomenos, Beoti

• Teatri i Delfit

• Teatri i Stratos, Etoli-Akarnani

• Teatri i Oiniadesit, Etoli-Akarnani

• Teatri i Eretrias, Euboea

• Teatri i Tebës (Thiva e sotme)

• Teatri i parë antik, Larisa (Thesali)

• Teatri i dytë antik, Larisa

• Teatri i Dodonës, Janinë (Epir)

• Teatri i Ambrakisë, Arta (Epir)

• Teatri i Omolionit, Larisa

• Teatri i Demetriasit, Volos

• Teatri i Kasopes, Prevezë (Epir)

• Teatri i Gitanaes, Thesproti

• Teatri (Odeoni) i Apollonisë, Iliri

• Teatri i Butrintit, Epir

• Teatri i Bylisit (Iliri)

• Teatri i Dionit, Pieria (Maqedoni antike)

• Teatri i Miezas, Emathia

• Teatri i Amfipolit, Serres

• Teatri i Abderas, Ksanthi

• Teatri i Olynthit, Kalkidike

• Teatri i Filipit, Kavala

• Teatri i Maroneias, Rhodope

• Teatri i Ohrit (Maqedoni e Veriut)

• Teatri i Korinthit, Korinthia

• Teatri i Argosit, Argolia

• Teatri i Epidaurit (Epidauros)

• Teatri A i Epidaurit (Argolis)

• Teatri B i Epidaurit (Argolis)

• Teatri i Megalopolit, Arkadi

• Teatri i Aigeiras, Akaea

• Teatri i Elisit, Eleia

• Teatri i Gytheionit, Lakonia

• Teatri i Isthmias, Korinthi

• Teatri i Mantineia, Arkadi

• Teatri i Mesenes (Mesinit), Messenia

• Teatri i Orkomenosit, Arkadi

• Teatri i Sykionit, Korinthi

• Teatri i Spartës, Lakoni

• Teatri i Delosit, ishujt Kyklade.

• Teatri i Milosit, ishujt Kyklade

• Teatri i Rodosit, ishujt Dodekanese

• Teatri i Mytilenes, Lesbos

• Teatri i Hephaistias, Lemnos

• Teatri i Samothrakës

• Teatri i Thasos

• Teatri i Theras, ishujt Kyklade

• Teatri (Odeoni) i Kosit, Dodekanese

• Teatri i Metapontumit, (Magna Graecia)

• Teatri i Solit (Qipro)

• Teatri i Salamisit

• Teatri i Kourionit

• Teatri (Odeoni) i Pafosit

• Teatri i Katanias (Siçili)

• Teatri i Segestas

• Teatri i Sirakuzës

• Teatri i Taorminas

• Teatri i Akrait (Siçili)

• Teatri i Aigait, Manisa (Turqi)

• Teatri i Aleksandria Troas (Turqi)

• Teatri i Antifelos (Antalia)

• Teatri i Afrodisias, Geyre

• Teatri i Arikandas (Antalia)

• Teatri i Aspendos (Antalias)

• Teatri i Assos, (Turqi)

• Teatri i Efesit (Izmir)

• Teatri i Halikarnasit, Bodrum

• Teatri i Hierapolit

• Teatri i Knidosit

• Teatri i Kymes (Aeolis)

• Teatri i Laodikeas

• Teatri i Letoonit

• Teatri i Miletit

• Teatri i Myrinas

• Teatri i Pergamonit

• Teatri i Fokeas (Turqi)

• Teatri i Pinaras

• Teatri i Pitanes (Aeolis)

• Teatri i Prienes

• Teatri i Sardisit

• Teatri i Sides (Antalia)

• Teatri i Termessos

• Teatri i Telmessos

• Teatri i Trojës (Çanakkale)


Referime

  1. ^ "Etimologjia e fjalës teatër" (në anglisht).
  2. ^ "Etimologjia e fjalës tragjedi" (në anglisht).
  3. ^ "Teatrot greke" (në anglisht).