Lista e vullkaneve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Vullkan eshte një çarje në koren e tokës (ose në sipërfaqen e ndonjë planeti tjetër) përmes së cilës villet jashtë llava e shkrirë dhe gazet. Sot në botë ka rreth 550 vullkane aktive. Rreth 60 prej këtyre shpërthejnë në një vit duke shkaktuar vdekje dhe shkretëtime. Më tepër se 500 miljonë njerëz jetojnë përqark këtyre vullkaneve. Njohësit e vullkaneve flasin mbi vjellje në formën e derdhjes dhe të shpërthimit. Është përbërja kimike e magmës ajo që vendos nëse një vullkan është shpërthyes apo jo. Nëse në magmë janë çliruar vetëm disa gaze atëherë vullkani nis të derdhet jashtë. Kjo është vjellje në formën e derdhjes. Nëse sasia e gazit të çliruar në magmë është e lartë atëherë vullkani është shpërthyes. Hi dhe copa guri villen me kilometra lart në atmosferë. Maja e vullkanit mund të shpërthejë poashtu si tapa e shishes së verës së trazuar. Një shi hiri bjen mbi tokë. Përqark këtyre vullkaneve mund të formoheshin tä ashtyquajturat rryma piroklastike, të cilat janë orteqe të zjarrta dhe vdekjeprurëse që vërshojnë me shpejtësi prej disa qindra kilometrash në orë.