Llahuta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Vegël muzikore popullore me 4 tela të dubluar të akorduar në kuarta ngjitëse.

Historiku[redakto | përpunoni burim]

Del që tek vepra e Hobhausit,gjysma e parë e shek. XIX. Deri në vitet 20 të shek të XX e gjejmë kryesisht si vegël solistike në muzikën popullore qytetare të qyteteve si Korça. Pas formimit të sazeve (gjysma e dytë e shek. XIXI fillimi i shek. XX), llauta hyn në to me kryesisht me funksion shoqërues. Sipas Misos: lidhur me llojet e llautave, njihen dy formate që janë të përhapura në krahinat e Shqipërisë së Jugut. Që të dy këto tipe, historikisht janë prodhuar nga mjeshtrat shqiptarë të punimit të veglave popullore të qyteteve si Korça, Leksoviku, Përmeti etj.

Literatura[redakto | përpunoni burim]

  • Hobhouse J.C, “A journey through Albania and other provinces of Turkey… during the years 1809-1810”, London 1813;
  • “Melodi dhe valle popullore instrumentale”, Tiranë 1969;
  • Miso Piro, “Roli dhe funksioni muzikor i llautës”, “Kultura Popullore”, 2/1981;
  • Miso P, “Muzikë popullore instrumentale”, Tiranë 1990;
  • Sokoli R, Miso P, “Veglat muzikore të popullit shqiptar”, Tiranë 1991;