Llixhat e Peshkopisë
MREKULLITE KURATIVE TE LLIXHAVE TE PESHKOPISE
Ne luginen e llixhave ne Peshkopi ( lugina e sherimit ) rreze malit te Korabit rreth 1 Km ne lindje te qytetit te Peshkopise ndodhen burimet termominerale te Peshkopise (llixhat e Peshkopise). Nje mrekulli natyrore qe tashme njihet pertej kufinjve te Shqiperise.
Aq te dobishme dhe kurative jane keto llixha sa qe efekti kurativ i tyre fillon qe ne vitet 1600 kur jane perdorur nga krahina dhe me gjere ne menyre empirike per efektet kurative. Gojedhenat jane trasmetuar brez pas brezi per efektin e tyre kurativ deri sa rreth viteve 1870 filluan te perdoren dhe mirembahen nga komuniteti i krahines . Njerez me dijeni ne mjekimet popullore i kane rekomanduar per perdorim per disa semundje. Rreth vitit 1928 ne kohen e Zogut u ndertua i pari hauz me mbulese dhe fillon te perdoret me pagese nga bashkia e qytetit. Ne vitin 1953 fillon shfrytezimi shkencor dhe ndertohet i pari ambjent per larje me vaska dhe hoteli prane tyre per te shtruar . Ne vitin 1989 ndertohet nje kompleks modern i pari ne Shqiperi me 50 vaska dhe me kabinete terapie te veçante.
Vetite mjekuese te ujit termomineral kane te bejne me perberjen kimike, hipertermin natyrale (temperaturen e ujit 39.8 c), permbajtjen e gazrave te tretur veçanerishte hidrogjen sulfiti ne perqendrime mesatare 54 Mg %,
radioaktiviteti nenivel kurativ,gjurmet e metaleve te rralla, bakteriet jo patogjene dhe algat kurative. Burimi unit ka nje prurje prej rreth 14 l uje ne sekond. Perveç hidroterapise (mjekimit me banje 10-15 minuta qendrim ne uje termomineral ne dite) perdoren dhe metoda tjera bashkekohore si:
-Fangoterapia (terapia me balte )
-Elektroterapia (fototerapia, diatermia)
-Masazhi terapeutik
-Gjimnastika riaftesuese e kurative
-Irrigacionet (klizmat dhe mikroklizmat)
Vetite mjekuese te ujit mund te merren me keto menyra :
1-Me banjo ne ujin termomineral per 10-15 minuta per keto semundje: Reumatizmat kronike, reumatizmat degjenerative,artralgjite, radikualgjite,neuritet kronike, spondiliti dhe spondilartrozat, neuralgjite, tendinitet, bursitet, gjendjet pas aksidenteve traumatike te reponuara ,disa semundje gjinekologjike si steriliteti primar dhe sekondar, hipoplazit e uterusit, adneksitet kronike, endometritet kronike, disa semundje te lekures si ekzema kronike,psoriaza, semundjet mikotike te lekures, kolelitiazat,urolitjazat. pirje te ujit termomineral: Gastritet hiperacide e hipoacide,ulqerat kronike te stomakut dhe duedenitet,konstipacionet kronike,kolitet kronike, cistopielitet e mikrourolitiazat .
Me gargara e shpelarje me ujie termomineral: Laringitet kronike,tonsilitet e disa semundje gjinekologjike.
Njerezit qe frekuentojne dhe shtrohen tani nuk jane me planifikim si dikur, kjo per shkak te rritjes te kapaciteteve te hotelerive, por ne u rekomandojme dhe është mire qe para nisjes te konsultohen me mjeket e vete ne zonat nga vijne per semundjen qe do kurohen.
Kapacitetet e larjeve ditore shkojne deri ne 2500 paciente. Por puna eshte sezonale,kjo per shkak te klimes se zones ku shtrihen llixhat. Kapacitetet e shtreterve perbehen nga kapciteti i hotelit te ndermarrjes 60 shtreter dhe kapacitetet e hotelerive private dhe turizmi familjar deri ne 2500 shtreter. Dite qendrimi mesatar zgjat 10—14 dite ne vit dhe perseritet per 3-5 vjet rresht. Per keto veti kurattive natyrale per kushtet e hotelerive qe afrohen kjo llixhe frekuentohet jo vetem nga kliente brenda vendit por dhe jashte kufinjeve te Shqiperise.
PUNOi Mjeku i llixhave: Mentor Prifti.Peshkopi me 17.08.2023
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sëmundjet që mund të kurohen në llixha Këto ujëra janë nga ma të rrallat në botë për fuqinë shëruese të tyre 1. Goutte (sëmundje e gjymtyrëve të duarve e të këmbëve). 2. Congestion (mbështjelle të gjakut në një vend të trupit si në mëlçi të zezë. 3. Calcusbiliaires (gurë në tëmthin e mëlçisë së zezë. 4. Hemorroidet 5. Sëmundje të organeve të frymëmarrjes (nefezi) 6. Reumatizëm e rëndë e vjetër. 7. Sëmundje të gjymtyrëve dhe deformime të tyre. 8. Dhimbje nervash, në një pjesë trupi ose në të gjithë trupin, ose të kokës. 9. Reumatizëm sëmundje nervoze. 10. Deformim gjymtyrësh shkaktuara nga reumatizma e sëmundjet të tjera. 11. Anemi (kur mjekimi me hekur nuk ka sjellë dobi mjafton të pijë ujë llixhe). Sëmundje të tjera • Sëmundjet e aparatit respirator • Sëmundjet e aparatit lëvizës • Sëmundjet e aparatit gjenital mashkullor dhe femëror si dhe shërimin e sterilitetit • Reumatizmin, spondiliatrozën, nervin shiatik • Sëmundjet e lëkurës, aknet dhe ekzemat • Sëmundjet e aparatit tretës, gastritin dhe kolitin • Sëmundjet e sistemit nervor periferik Llixhat janë mjaft të rekomandueshme për dhimbjen e qafës, sidomos gjatë muajit tetor, që është dhe periudha më e përshtatshme për të shkuar.
Efektet e ujërave termalë
Efekti i ujërave termale nuk është vetëm për sëmundjet e kockave. Banjat me ujë të nxehtë shoqëruar edhe me lyerjen e trupit me baltë, bëjnë një lloj “transplanti” të gjakut. Gjithashtu, konsiderohet një kurë mjaft e mirë për rigjenerimin e lëkurës së trupit e të fytyrës. Trajtimi me baltën minerale të llixhës ndihmon në zhdukjen e rrudhave dhe i rikthen shkëlqimin lëkurës. Ujërat e nxehta dhe me gaz që ndodhen në brendësi u nënshtrohen një sërë proceseve hidrogjeologjike që arrijnë një temperaturë në 60 gradë në burime. Ujërat përmbajnë dhjetë elementë kimike, që i bëjnë llixhat mjaft kurative në shumë sëmundje. Gjithashtu, në hotelet e Llixhës të pajisur me mjekë dhe infermierë, trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Uji i ftohtë ruan vetëm erën e squfurit që për shumëkënd, duket se është i padurueshëm.
Sëmundjet e sistemit nervor dhe Llixhat Ujërat minerale të Banjave të Dibrës janë hypertermale, radioaktive, te pasura me oligoelemente dhe kjo përbërje e ujërave me vetitë fizike (termike dhe mekanike) dhe kimike bën që të kënë efekt shërues ne sëmundjet të ndryshme, gati në të gjithë sistemet e organizmit. Trajtimet në llixhat tona, ka efekt parandaluese (preventive) si dhe efekt shërues që ndihmon në rruajtjen e një trupi të shëndoshë.Në neurologji ka efekt shërues tek shumë sëmundje funksionale dhe organike, dhe atë në fazat akute dhe kronike. Në të shumtën e rasteve përveç ujërave termominerale, shfrytëzohen edhe terapi plotësuese si: terapi medikamentoze, terapi fizikale (fango, elektro, masazhe manuale) dhe klimoterapi. Mekanizmi i veprimin konsiston në temperaturën dhe përbërjen kimike të ujit. Temperaturat e larta, dhe thithja e elementeve kimike të ujit ( sulfurit, hekurit, magnezit, gazrat sulfurik dhe karbonik) sjellin deri te rritja e qarkullimit të gjakut në të gjithë organizmin duke filluar nga lëkura, indet, nënlëkura, muskujt, organet e brendshme; dhe kjo ndikon gjithashtu në rritjen e frymëmarrjes dhe shkaktimi i djersitjes, rritjen e punës të zemrës, dhe të gjitha së bashku ndikojnë në përmirësimin e funksionimit të organizmit dhe rritjen e aftësisë mbrojtëse (imunitetit).