Jump to content

Llojet e vargjev

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Katërrokëshi – ndeshet rrallë në poezinë tonë, si varg i shkurtër, me mundësi të vogla shprehëse. Në shumicën e rasteve e gjejmë të përzier me vargje të tjerë, me gjashtërrokëshin dhe me tetërrokëshin

dhe përdoret si refren i tyre. Ky varg përdoret si shtesë e vargjeve të tjerë. Përdoret si refren në këngët popullore.
Si varg më vete e ndeshim në disa proverba popullore, pastaj në këngët dhe lodrat e fëmijëve. Vargu katërrokësh ka një
ose dy theksa ritmikë: theksi ritmik bie në rrokjen e tretë dhe kur ka dy theksa ritmikë bie në të parin dhe në të parafundit.

Kollozhegu (3) djegë shtegu (1-3) flori lip (1-3) Marsi rrip (1-3) (Popullore) Barku fir s’kërcen mirë Barku plot s’kërcen dot Çonj një kashtë gjenj gjashtë (Proverba popullore)

Flutu, flutur zoj’e bukur, bukën e re, sillnaj ne. (këngë popullore për fëmijë)

Do të shkrihem të venitem si kandili kur s’k vaj

Balt’e pluhur do të bëhem të më shkeli këmba e saj... (Naim Frashëri)

           Gjashtërrokëshi – është varg tipik lirik që ka shtrirje të gjërë si në këngët rituale, të dashurisë, në vajet etj.
Gjashtërrokëshin e ndeshim edhe te poetët tanë që nga Naimi e Çajupi, pastaj te Mjeda, Asdreni, Noli e deri tek autorët tanë
të sotëm.Theksat e rregullt ritmik i ka në rrokjen 3 dhe 5 (mund ta ketë edhe në rrokjen e parë). Pra theksat rimik lëvizin.
Si rregull mund të thuhet se te gjashtërrokëshi theksi i parë bie në një nga rrokjet e para, kurse i dyti në rrokjen e fundit.

Malet me gurë (2-5) fusha me bar shumë (1-3-5) arat me grurë (1-5) më tutje një lumë (2-5) (Çajupi, Fshati im)

Ja thona një valle (2-5) me dert e me halle (2-5) me dert e me halle (2-5) ky zinxhir i hollë (2-5) larë me flori (1-5) (Këngë popullore)

           Tetërrokëshi – është vargu më i përdorur në vjershërimin shqip dhe për nga përdorimi është vargu më i moçëm, 

të cilin e kanë përdorur edhe shkrimtarët tanë të vjetër si Lekë Matrënga, Pjetër Budi. Këtë varg e ndeshim edhe në krijimet poetike të bejtexhinjve në shek. XVIII-XX. E ndeshim në të gjitha llojet e poezisë popullore: në këngët e

djepit, në vaje, në këngët e dasmës, të dashurisë, pastaj në këngët epike si te këngët “Aga Ymeri”, “Halit Gashi” etj., 

në këngët lirike historike e deri te komedia në vargje. Me këtë varg i kanë ndërtuar e tyre më të bukur poetët tanë të Rilindjes.

 Kështu, p.sh. De Rada me këtë varg i ka shkruar poemat e tij të njohur “Këngët e Milosaos”, “Këngët e Serafina Topisë”, 

Gavril Dara i Riu me këtë varg e shkroi poemën e tij të bukur “Kënga e sprasme e Balës”, kurse Naim Frashëri e shkroi poemën e tij “Histori e Skënderbeut”. Me këtë varg shkruajnë edhe poetët tanë të sotëm si Dritëro Agolli, Kolë Jakova etj.

Tetërrokëshi paraqitet me skema të ndryshme ritmike, por skema tipike e këtij vargu është 3-7.

Në mes tuaj kam qëndruar, (3-7) e jam duke përvëluar (3-7) që t’ju jap pakëz dritë (3-7) natën t’jua bëj ditë (1-7) (Naim Frashëri, Fjalët e qiririt) Ky ilaç e ky kushtrim më bën djalë e më bën trim, me jep forc’e më jep shpresë (3-7) anës Elbës, anës Spresë. (3-7) Se pas dimrit vjen një verë (3-7) që do kthehemi njëherë (3-7) pranë vatrës, pranë punës (3-7) anës Vjosës, anës Bunës. (3-7) (Fan Noli, Anës lumenjve)

Duro vashë, të durojmë si duron mali dëborën (Lasgush Poradeci)

           Dhjetërrokëshi – është vargu më i përhapur në poezinë popullore, sidomos në ciklin e “Mujit e të Halilit”,
të “Gjergj Elez Alisë” etj. Me një fjalë ky është vargu i poezisë epike jo vetëm e shqiptarëve, por edhe i popujve 

të tjerë të Ballkanit e më gjerë, si “Kënga e Rolandit” te francezët etj. Skema ritmike e këtij vargu është: 3-5 dhe 3-5-9.

Trim mbi trima aj Gjergj Elez Alia (3-5-9) Qe nand vjet, nand varra n’shtat m’i ka (3-5-7-9) Veç nji motër nat’e dit’t kryet ia lan varrt me ujt e gurrës nand vjeçe... (3-5-7-9) (Gjergj Elez Alia)

Përveç këtij vargu unik, kemi edhe një lloj tjtër të dhjetërrokëshit, të krijuar nga bashkimi i dy vargjeve pesërrokëshe në një të vetëm. Këtë lloj vargu e ndeshim te Çajupi, Mjeda, Noli etj.

Fushë dhe fushë – dhe fushë prapë (1-4-7-9) fush’e pasosur – dhe shumë vapë (1-4-7-9) mal s’të sheh syri – as breg as gurë (1-4-7-9) por gjithmonë – tym e pëlhurë (4-6-9) (Çajupi, Misiri)

           Përveç vargjeve të sipëshënuara kemi edhe vargje një e trirrokëshe. Të parin, pra, njërrokëshin e ndeshim 

shumë rrallë, kurse të dytin, trerrokëshin e ndeshim më shpesh. Shoh Njoh Uronj Shkonj (Naim Frashëri) Dëgjoni Dëgjoni, Sa jeni Ktu eni Shikoni U krye Kanali (Kolë Jakova) Shkoi vera si hije fryn era shi bie. Lart qielli si plumbi Shkoi dielli na humbi (Asdreni, Pamje vjeshte)

Përveç vargjeve njëshe dhe treshe në poezi kemi edhe vargje të tjera teke, që janë krijuar nga poetët tanë. Kështu, p.sh. kemi vargun pesërrokësh, një varg mjaft i gjallë me theksin ritmik në rrokjen e katërt. Atë e ndeshim me dy skema ritmike: 1-2 dhe 2-4. Këtë varg e ndeshim në krijimet poetike të shumë poetëve tanë që nga Naimi e këndej (Mjeda, Çajupi, Sh.Musaraj etj.). Me këtë varg Ndre Mjeda e ka shkruar poemën e tij “Vaji i bylblit”, kurse Shefqet Musaraj poemën e tij satirike “Epopeja e Ballit Kombëtar”.

Po shkrihet bora, dimni po shkon; bylbyl’i vorfën pse po gjimon? (Ndre Mjeda)

As bukë as uj (2-4) as rreckë veshur (2-4) këpucët shqyer (2-4) po armët ngjeshur (2-4)

Pëllëmbë’e gjak (2-4) andej matanë (2-4) luftojnë e s’tunden (2-) bijt partizanë (1-4) (Shefqet Musaraj, Epopeja e Ballit Kombëtar)

           Shtatërrokëshi – është një varg i rrallë të cilin e ndeshim edhe në letërsinë popullore edhe në të shkruarën. 

E kanë përdorur Kristoforidhi, Mjeda e ndonjë poet tjetër nga rilindësit tanë. Skema ritmike e tij është: 2-6. Theksi ritmik i tij ësht mjaft i lëvizshëm. Këtë varg e ka përdorur Ndre Mjeda në poemën e tij “Andrra e jetës”:

Vuni do krande n’votër (1-4-6) e fryni n’zjarr q’ish ndalë (2-4-6) thej pshesh me tambël valë (2-6) e mbushi kupat plot (2-6)

E hangri Zoga shishëm (2-6) por Tringa s’hangri gja (2-4-6) as Lokja q’ish vra (2-6) mbas çikës, s’hangri dot? (2-6). ................................................. Nuse ku kalle këmbët, (1-4-6) Këtu të rënçin dhëmbët (2-4) Dhëmbët dhe dhëmballat (1-6) Eshtërat e kokallat (1-6) (Këngë popullore)

Nëntërrokëshi - është varg i huazuar nga gjuhët neolatine. E ndeshim në poezinë e Fan Nolit, të Lasgush Poradecit

e të poetëve të tjerë të sotëm. Skema ritmike e tij është: 2-5-8.

Ti det, brohori fshehtësirë! (2-5-8) Kuptim i potershëm, ti det! (2-5-8) ...Po, heshtje. Ndaj valës së nxirë (2-5-8) Gjeniu i anijes po flet (2-5-8) (Lasgush Poradeci, Gjeniu i anijes)

Në qiejt e bukur e të pastër (2-4-8) duke lëvizur krahët e heshtur (2-6-8) shpesh enden lakuriqt’e natës (2-6-8) si ëndrra të një muzgu tjetër (2-6-8) (Ismail Kadare, Lakuriqët e natës)

           Njëmbëdhjetërrokëshi – është një nga vargjet kryesore të metrikës italiane. Me këtë varg Dante Aligieri
e ka shkruar veprën e tij “Komedia hyjnore”, kryevepër e letërsisë italiane dhe e asaj botërore. Edhe në gjuhën shqipe
ky varg është përdorur që nga kohërat më të vjetra. Me njëmbëdhjetërrokësh Fan Noli i ka përkthyer veprat e Shekspirit
dhe rubairat e Omar Kajamit. Me këtë varg Ndre Mjeda i ka shkruar tingëllimat e tij “Lissus”, “Scodra” dhe “Liria”.
Me këtë varga Dritëro Agolli i ka shkruar disa poezi të tij, si “Poema e udhës”, “Baballarët” etj. Ky varg paraqitet
me shumë skema ritmike, por më të njohurat janë këto: 4-8-10; 6-10 dhe 4-6-10.
                                              

Po nuk u shuejt edhe jo Shqyptaria; (4-7-10) lodhun prej hekrash që mizori i njiti (4-8-10) lodhun prej territ ku robnimi e qiti (4-8-10) shpreson m’e zgjue fluturim mënia (2-4-8-10). (Ndre Mjeda, Liria)

           Trembëdhjetërrokëshi – është një varg shumë i rrallë të cilin në poezinë shqipe e ka përdorur vetëm Fan Noli.
Ky varg përbëhet prj tri anapestash plus një rrokje në fund.
                                  

Allalla, o rezil e katil, allalla, (3-6-9-12) shtroni udhën me hithr’e me shtok turfanda (3-6-9-12) gumëzhi, o zinxhir e kamxhik, batërma (3-6-9-12) lehni laro kaba, hosana, Baraba! (3-6-9-12) ( Fan Noli, Marshi i barabait)

           Ekzistojnë edhe vargje të krijuara nga poetët tanë, duke bashkuar dy vargje me njëri-tjetrin. 

Kësht u krijua vargu dymbëdhjetërrokësh nga bashkimi i dy gjashtërrokshave, pastaj vargu gjashtëmbëdhjetërrokësh i formuar nga bashkimi i dy tetërrokshave. Me vargun dymbëdhjetërrokësh Çajupi e ka shkruar poezinë e tij të njohur “Vaje” dhe disa fabula. Këtë varg e ndeshim edhe në poezinë popullore dhe sipas Dhimitër Suteriqit, Çajupi ka të ngjarë ta ketë marrë nga poezia popullore, por duke e përpunuar dhe përsosur atë në krijimet e tij. Dymbëdhjetërrokëshi është përdorur që nga fundi i shekullit XIX dhe është përdorur edhe më vonë në krijimet popullore. Përveç këtij dymbëdhjetërrokëshi ekziston edhe një dymbëdhjetërrokësh tjetër, i cili është formuar nga bashkimi i një tetërrokëshi me një katërrrokësh.

Edhe këtë lloj vargu e ndeshim si në poezinë popullore, ashtu edhe në poezinë e shkruar (Memo Meto, Fatmir Gjata,
Ismail Kadare etj.).
                                              

Që ditën që vdiqe,/ që kur s’të kam parë, lotët që kam derdhur/ s’më janë tharë! Shumë vjetë u bënë! / sot u mbushë dhjetë; që kur më ke lënë / dhe s’të sho ndë jetë. Ndë ç’kopshte me lule / ke qëndruar vallë? S’të vjen keq për mua?/ s’të vjen mallë për djalë? O ëngjël i bukur,/ mos mëno në botë, ktheu të të shomë,/ të na mbeten lotë. S’rrojmë dot pa tynë,/ ti si rron pa neve? Motëmot që rrojtim / bashkë s’më hurreve Atje tek rri janë / qipariz’e varre... Ktheu të të shomë, / mos më le për fare! (Çajupi, Vaje)

Zoti korb një ditë me djathë në gojë (3-5-8-11) në një degë lisi vajti të qëndrojë. (3-5-7-11) Nënë lis një dhelpr korbin e kish parë (3-5-7-11) I ra erë djathi dhe kërkon t’ia marrë. (3-5-8-11) (Çajupi, Korbi dhe dhelpra)

Në mes të Kolonjës, në një Psar të shkretë fshehur Myftar Lapi me tetëmbëdhjetë: miknë të na xhveshin, miknë të na vrasin, sot të mos na qeshin, një nga ne mos mbetë! (Këngë popullore)

           Katërmbëdhjetërrokëshi – e ndeshim shumë rrallë në poezinë shqipe. Përbëhet prej dy vargjeve shtatërrokëshe 

dhe theksohet sipas shtatërrokëshave që e përbëjnë. Ka dy theksa kryesorë të palëvizshëm: 6-12.

           Vargu katërmbëdhjetërrokësh ndryshe quhet aleksandrin , sepse këtë varg më parë e kanë përdorur poetët e 

qytetit të Egjiptit, Aleksandria. Me këtë varg është shkruar poema franceze “Romani i Aleksandrit” në shekullin XII, prej nga vjen edhe emri i tij, që është përdorur shumë në letërsinë franceze. Aleksandrini francez ka dymbëdhjetërrokje

të ndarë në dy gjashtërrokësha, me çezurë dhe dy theksa të detyrueshëm në vargun e gjashtë dhe në të dymbëdhjetin. 

Me këtë varg në shekullin XVIII janë shkruar tragjedi.

O këngë pleqërishte! Ti vjershë e vendit tim! Ti fjalë që më dhimsesh e që më bën ujem! (Lasgush Poradeci)

Gjashtëmbëdhjetërrokëshi – është formuar nga bashkimi i dy tetërrokshave. Ndryshe ky varg quhet varg naimian, sepse këtë varg i pari e ka krijuar edhe e ka përdorur poeti ynë i madh, Naim Frashëri, në poemën “Bagëti e bujqësi”. Këtë varg shpesh e ka përdorur edhe Lasgush Poradeci në disa poezi të tij. Shqipëri, ti më ep nderë, më ep emrin shqipëtar, Zemërën ti ma gatove plot me dëshir’e me zjarr! (Naim Frashëri)

Perëndimi i vagëlluar mbi liqenin pa kufi, po përhapet dalngadalë një pëlhurë si një hije (Lasgush Poradeci, Poradeci)

           Vargi  i  lirë – lindi si shenjë revolte e krijuesve ndaj formave tradicionale të metrikës, 

por megjithatë shumë forma të lashta të vargut mund të konsiderohen si vargje të lira dhe këto forma përdoren edhe në krijimet poetike të poetëve bashkëkohorë. Përkundër vargjeve të matura, vargjet e lira kanë një orgnizim krejt tjetër, më të ndërlikuar se vargjet e matura. Ato janë të organizuar sipas mendimit dhe ndjenjës që shprehin, nga një ide e caktuar, nga ritmi i tyre që quhet ritëm i brendshëm, që lidhet më tepër me kuptimin që shprehin ato, pastaj me intonacionin e të folurit të emocionuar, të gjallë e deri te kombinimi i elementeve dhe i vargjeve të tëra , të marra nga sistemi tradicional i vjershërimit. Andaj nuk ekziston një varg plotësisht i lirë, në të kundërtën

ai do të shndërrohej në prozë. Ai është një varg që nuk ka një numër të caktuar rrokjesh, as vendosje fikse të 

theksave ritmikë. Si poet i parë i vargut të lirë përmendet shkrimtari amerikan Wolt Witman me përmbledhjen e tij “Fije bari” të botuar në vitin 1855. Në letërsinë shqipe vargun e lirë për të parën herë e ka përdorur Asdreni në veprën e tij “Psalme murgu” të botuar më 1930 në Bukuresht (Drini, Pamje, Juda i ri etj.), ndërsa vendin e vërtetë ia dha poeti ynë i “Vargjeve të lira”, Migjeni. Këtë formë të vargut të lirë kanë vazhduar ta përdorin me sukses shumë poetë të kohës sonë, si: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Llazër Siliqi,

Enver Gjerqeku, Ali Podrimja, Murat Isaku etj.
                                              

Na të birtë e shekullit të ri, vllazën të lindun e të rritun në zi, kur tinglloi çasti ynë i mbramë edhe fatlum ditëm me thanë: s’duem me humbë në lojë të përgjaktë të historis’njerëzore, jo, jo! S’i duem humbjet prore- duem ngadhnjim! (Migjeni, Na të birtë e shekullit të ri)

           Vargu i thyer – është varg i cili krijohet duke thyer vargun e rregullt për arsye të ndryshme, 

për të veçuar një fjalë, një pjesë të vargut nga pjesa tjetër, për të shquar atë pjesë me qëllim të krijimit

të vlerave të reja emocionale.

Dhe në vargjet mbeti ajo baltë mbeti ai bar, ai tërfil, mbeti ai fyell ai mjaltë, mbeti ai gjemb e trëndafil. (Dritëro Agolli, Devoll, Devoll)

Vargjet sipërme në të vërtetë jan vargje të rregullta, por shkrimtari bën thyerjen e tyre për të theksuar disa fjalë.

           Vargu i  bardhë – është varg me madhësi të ndryshm, me një numër të caktuar rrokjesh, theksash
ritmikë që nuk kanë rimë. Këtë lloj vargu e ka përdorur Fan Noli në përkthimin e tragjedive të Shekspirit. 

Vargun e bardhë e ndeshim në ciklin e Veriut, në epikën legjendare etj., ndërsa në letërsinë e shkruar e gjejmë te De Rada, Gavril Dara i Riu etj. Në letërsinë e huaj vargun e bardhë e ka përdorur Shekspiri për t’i shkruar tragjeditë e veta,

pastaj Pushkini në veprat e tij dramatike.


           Strofa- është njësi sintaksore më e madhe se vargu. Formohet nga bashkimi i disa vargjeve në një njësi që 

lidhet përmes ritmit dhe rimës së përbashkët. Në një strofë mund të shprehen një, dy a më shumë mendime, por kur një

mendim kalon prej një vargu në vargun kjo dukuri quhet bartje.
                                              

Ta shkruajmë gjuhën tënë, Kombin ta ndritojmë gjithë ç’është e ç’ka qenë ngadalëzë ta mësojmë. (Naim Frashëri)

Për emërtimin e strofave merret për bazë numri i vargjeve që e përbëjnë atë. Strofat mund të jenë dyshe, treshe, katërshe etj.,

si në poezinë popullore, ashtu edhe në poezinë e shkruar.
           Dyvargëshi (gr. distik, dia – dy herë dhe stihos – varg) – është një nga strofat më të thjeshta, që përbëhet prej 

dy vargjeve që lidhen mes tyre nga rima e puthur dhe intonacioni. Dyvargëshi ka qenë i përhapur edhe në letërsinë antike dhe

quhej “distik elegjiak”. Vargjet mund të kenë gjatësi të ndryshme.

Sheg’e ambël, sheg’e butë më shkoi vera pa t’këputë. (Këngë popullore)

Kroi i fshatit tonë, ujë i kulluar, Ç’na mburon nga mali duke mërmëruar.

Venë mbushin ujë vashat anembanë, Cipëzën me hoja lidhur mënjanë. (Lasgush Poradeci)

Dyvargëshi në letërsinë orientale quhet bejte. Dyvargëshin e hasim shpesh në proverbat popullore.

           Trevargëshi (it. terzina – trevargësh, ose terza rima – e treta rimë, tercina) – është strofë e përbërë nga 

tri vargje, e shkruar zakonisht në njëmbëdhjetërrokësh. Vargjet në trevargësh lidhen me rimë të alternuar; vargu i parë

rimon me të tretin, që është i fundit në strofë; vargu i dytë me vargun e parë të strofës së dytë etj. Trevargëshi 

mbaron me një varg të veçantë, që rimon me vargun e parafundit të trevargëshit të fundit. Trevargëshin e ka përdorur

me mjeshtëri të rrallë poeti italian Dante Aligieri në veprën e tij “Komedia hyjnore” (“Divina Comedia”).
           Katërvargëshi (katreni, fr. quatrin – katërshe) – është një nga llojet më të përhapura tëstrofës poetike
e përbërë prej katër vargjesh të lidhur me skema të ndryshme rimash.

O Bajram, bajrak i gjallë More nam me gjak në ballë Te një shpellë e Dragobisë Yll i rrall’i burrërisë. (Fan Noli)

           Në poezinë orientale katërvargëshi quhet rubai.
           Pesëvargëshi (gr. pentastik) – strofë prej pesë vargjesh me skema të ndryshme rimash.

Kam dashur lulet, konxhen, trëndafilë, zoqtë që këndojnë, thëllëzat bilbilë; tani s’më pëlqejnë, më lënë të ftohtë, se dua një çupë si hënëz e plotë, s’ka shoqe në botë. (Çajupi, Dashuria)

           Shtatëvargëshi (lat. septima – septem- shtatë)- strofë prej shatë vargjesh. Në poezinë franceze të
shekujve XV dhe XVI zakonisht është rimuar  sipas sistemit aabcncb.

Rreth e rreth ma e kandshmja erë a Drandofilleve ju ndihej b E n’ket vorr t’shuguruem n’prendverë a I natyrës gazmendi shihej: b Lott e shendi e Shqyptarit c Njiky vorr i dijte s’parit, c Njitu shfryte i ri e plak. ç (Ndre Mjeda, Vori i Skanderbegut)

Tetëvargëshi (lat. octava – tetë) – strofë tetëvargëshe gjashtë prej të cilave janë të lidhura me rimë të kryqësuar, kurse dy të fundit me rimë të puthur. Me këtë strofë janë shkruar baladat e poetëve francezë dhe

anglezë të shekujve XIV dhe XV. Ky varg është përdorur rrallë në gjuhën shqipe (Kristo Floqi, Dimbri).

Gjethet zun’e bijen, shtrohen për mbi dhé, Drurët xhvishen gjithë, ftoht’e madhe zé. Fryn e bije dborë, akull e tufan, Mvishen fusha, male, era të përthan! Rrugët zihen gjithë, fryn stuhí, murlân, Lumënj e liqena ngrijnë si gollgân Ndryshon krejt natyra, mbushet dborë plot! Një mjerim, një vdekje, gjê s’lëvis, as lot! (Kristo Floqi, Dimbri)

           Dhjetëvargëshi (lat.decima,decem – dhjetë) – strofë prej dhjetëvargjesh e përdorur shumë rrallë 

në gjuhën shqipe (Luigj Gurakuqi, Zogëzës kryezezë).

Po pse, moj zogza ime, kështu m’harrove, E këtu ma nuk po shihe Tu’u-tundë mbi at gem dullije Ku per sa dit n’e nadje aq mallshëm këndove? Po a thue s’do t’këthehesh ma, a po nga une Nder lule e gjeth po fshihe, E s’do ma t’m’bajsh me ndije Zanin t’and t’dridhun, noshta me m’ba dhunue E fort mbas teje u-kapa? (Luigj Gurakuqi, Zogëzës kryezezë)

           Strofa safike (lat. versus saphici ) – u quajt kështu sipas poeteshës greke, Sapho (Safo) nga 

shekulli 6/7 të erës së vjetër. Kjo strofë përbëhet prej katër vargjesh, prej të cilave tri vargjet e para

janë njëmbëdhjetërrokëshe, kurse vargu i fundit përbëhet prej pesë rrokjesh. Në letërsinë shqipe këtë 

strofë e kanë kultivuar Ndre Mjeda, Fan Noli, L.Gurakuqi, Gj.Fishta.

Bylbyl, ky shekull orë e ças ndrrohet: Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet; Edhe natyra po do m’u ndrrue: Fillo me gëzue. (Ndre Mjeda, Vaji i bylbylit)

Strofa alkeiste (është quajtur kështu sipas poetit grek Alkeut nga Lesbosi, bashkëkohës i Safos (rreth vitit 600 të erës së vjetër). Në poezinë romake u popullarizua përmes Horacit. Kjo strofë përbëhet prej katër vargjesh: dy vargjet e para me nga njëmbëdhjetë rrokje, i treti prej nëntërrokjesh,

kurse i katërti prej dhjetë rrokjesh. Me këtë strofë kanë shkruar Klopshtok dhe Herderlin në Gjermani, 

Tenison në Angli, A.Brjusov në Rusi. Soneti (it. suono – tingull, zë, fr.sonett, sp. soneto, gjr. sonett)- është një nga format më të ndërlikuara poetike të letërsisë italiane, i shkruar sipas rregullave të caktuara, i përbërë prej katërmbëdhjetë vargjesh kryesisht njëmbëdhjetërrokësh dhe i ndarë qartë në dy pjesë koherente: e para që përbëhet prej dy strofave katërvargëshe (katrena) me rimë të kryqësuar: abab, abab, kurse pjesa e dytë përbëhet prej dy strofave me nga

tri vargje (tercina) me skemën e rimës: cdc, dcd. Soneti lindi në Itali në fillim të shekullit XIII. Më vonë
u kultivua në të gjitha kohërat. Mjeshtër të vërtetë të sonetit janë Dante Aligieri me veprën e tij
“Jeta e re” (“Vita nuova”) dhe Françesko Petrarka me veprën “Këngëtorja” (“Canzoniere”) me 327 sonete
kushtuar Laurës. Më vonë soneti depërtoi edhe në vendet e tjera. Kështu p.sh. në Spanjë sonete do të 

shkruajnë Boskani, Gasilaso de la Vega, Mendosa dhe Lope de Vega (në dramë), në Portugali Kamoenshi, në Francë Gotje, Bodleri, Malarme, Rembo etj., në Angli Vajati, Spenseri, Shekspiri, Miltoni, Vordsvorti, Kitsi etj.,

në Gjermani Fishart, Shed, Vekerlin, Fleming, Grifijus (në një formë shumë të lirë). Në kohën e iluminizmit bie 

interesimi për sonetin, kurse në kohën e romantizmit sërish fillon të kultivohet. Në letërsinë angleze në shekullin XVI u lëvrua një formë e veçantë e sonetit i cili njihet me emrin soneti elizabetian ose sheksipirian. Ky sonet dallon nga ai italian, sepse ky sonet përbëhet prej tri strofave me nga katër vargje dhe një strofe prej dy vargjesh.

Skema e tij është: abab, cdcd, efef, gg.
           Shpesh sonetet lidhen në cikle duke formuar kështu të ashtuquajturën kurorë sonetesh, ku vargu 

i fundit i një soneti përsëritet si vag i parë i sonetit vijues, kurse soneti i pesëmbëdhjetë sajohet nga vargjet

e para të katërmbëdhjetë soneteve dhe quhet sonet mjeshtëror ose magjistral në të cilin nganjëherë germat e para
të çdo vargu formojnë emrin e personit të cilit i kushtohet soneti (akrostiku). Kurorë sonetesh ka shkruar poeti
italian XH. Karduçi, slloveni Franc Preshern, kurse në letërsinë shqipe kurorë sonetsh ka shkruar poeti Beqir Musliu (Kurorë sonetesh, Fyelli dhe hini etj.).
           Soneti është lëvruar edhe në poezinë shqipe. Ndër të parët këtë formë poetike e shkroi Nikollë Keta. 

Soneti i tij mban titullin “Për vetëhenë” shkruar më 1777. Pas tij sonete do të shkruajnë Pjetër Zarishi, Laonardo de Martino, Ndue Bytyçi dhe shumë poetë të tjerë. Mjeshtër i vërtetë i sonetit në letërsinë shqipe është Ndre Mjeda (Lissus, Scodra, Liria). Sonetin do ta shkruajnë edhe poetë të mëvonshëm të letërsisë shqipe si: Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Asdreni, kurse nga poetët bashkëkohorë atë do ta shkruajnë Enver Gjerqeku, Dh.Shuteriqi, Llazër Siliqi, Mark Gurakuqi, Muzafer Xhaxhiu, Beqir Musliu etj. Tingëllime jo të rregullta vihen re që në kohën e romantizmit të

letërsisë sonë, sajuar në bazë të trajtës së vërtetë të tingëllimit, siç është p.sh. soneto caudato, ose sonetto con 

la coda (tingëllimë me bisht), ose conetessa – konstaton Hysni Hoxha në librin Struktura e vargut shqip f. 87. Sonete

të tilla ka shkruar Asdreni (Venedikut), Dh.Shuteriqi (Shkumbinit) ( po aty. f.87).

Për vetveten

Fisi të ndershëm në Kuntisë mbiu Kolë Keta, filiz i Arbërit dhé, Shkoi në Palermo, te Arbërit shpi, Që e priti si zogun në fole.

E veshi, e pajisi me zakon e urtësi; Në vapë e përtëriu nënë hije, Si të fishkurin bisk stolis një dhri e tani kurorë prifti kisha i ve.

Si zog në fluturimtë dy krahët i çoi Në Palermo e Kuntisë, sa këu-atje nderin arbëresh në çdo gjë kërkoi.

Sikrimb mëndafshi veten harroi E këtë visar torri, qëndisi e shkroi Shqipërinë të ndrinte tej e tej. (Nikollë Keta, 1742-1803


Lirija (fragment)

O shqype, o zogjët e maleve, kallxoni A shndrit rreze lirije mb’atë majë, Mbi bjeshkë të thepisuna e nd’ograjë, Ku del gurra e gjimom përmallshëm kroni?

A keni ndie ndokund kah fluturoni Neper shkrepa me ushtue kangën e saj, A keni ndie nji kangë patravajë? O shqype, o zogjët e maleve, kallxoni.

Lirim, lirim bërtet gjithkah Malcija; A ka lirim ky dhe qi na shkel kamba, A veç t’mjerin e mblon anë mb’anë robnija?

Flutro, shqype, fluturo kah çilet lama (burimi) Siellju malevet per rreth qi ka Shqypnija, E vështroje ku i del lirimit ama.

(Ndre Mjeda, Lirija, fragment)



Strofa me origjinë orientale – shkruan poetët tanë bejtexhinj, të cilët duke e njohur mirë traditën kulturore

të Lindjes, u ndikuan nga poezia persiane, arabe e turke. Trajta më të njohura të strofave me origjinë orientale
janë: gazeli, kasideja dhe rubaia.
          

Gazeli (ar.ģazal – vjershë dashurie, poezi dashurore-elegjiake) – është lloji më i përhapur poetik në poezinë orientale. Paraprijës formal i gazelit është prologu (nasibi) i kasidesë paraislamike, kurse si lloj i veçantë poetik në poezinë arabe shfaqet pas shfaqjes së islamit. Këtë lloj poetik e përvetësuan persët dhe te ta gazeli mori formë klasike dhe, përmes tyre, në shekullin XIII, kaloi në letërsinë turke. Gazeli është formë e shkurtër

poetike; zakonisht ka pesë deri pesëmbëdhjetë dyvargësha (bejte) me skemën e rimës: aa ba ca...na. Në dyvargëshin
e parë, i cili quhet matla (ar.matla΄), rimojnë të dy gjysmëvargjet; dyvargëshi i fundit i quajtur makta (ar.maqta’), 

përmban emrin e poetit. Për nga përdorimi gazeli është formë shprehëse lirike, para së gjithash i poezisë erotike dhe mistike, por edhe refleksive madje edhe panergjike. Në poezinë lirike orientale e zë përafërsisht atë vend të cilin në

Perëndim e zë soneti. Gazelin e kanë popullarizuar poetët persianë Saadi dhe Hafizi. Nga letërsia persiane u përhap
edhe në letërsinë turke dhe në letërsinë e Indisë dhe Azisë Qendrore. Nga poezia arabe depërtoi në poezinë spanjolle
dhe u bë forma e poezisë popullore dhe të shkruar spanjolle. Përmes romantikëve gjermanë depërtoi edhe në Evropë.
Gazele kanë shkruar Fridrih Shlegeli, Frederiko Garsia Lorka, kurse në letërsinë tonë gazele ka shkruar Ibrahim 

Neziri (Nezim Frakulla).

Kasideja (ar.qasida– vjershë me qëllim të caktuar) – është vjershë e lashtë arabe e një gjatësie të caktuar (deri në njëqind vargje) me të njëjtën rimë gjatë tërë vjershës. Përbëhet prej disa pjesësh nga të cilat secila duhet të plotësojë disa kërkesa në aspektin stilistikor dhe përmbajtësor, duke e pasuar njëra-tjetrën, poashtu

sipas rregullave të caktuara më parë. Fillon me një lloj prologu; poeti ndalet në mes të rrugës dhe vëren gjurmët
e llogorit të braktisur dhe i përben shokët e tij të ndalen dhe me mallëngjim kujton çastet fatlume që i ka kaluar
me të dashurën e tij. Kjo temë konvencionale lirike hyrëse – kujtim për ndonjë dashuri të kaluar, të humbur
– quhet nasib (ar.nasib). Pasi përshkruan ndarjen e fundit me të dashurën, fisi i së cilës ka shkuar në kërkim të kullosave të reja poeti, sipas sugjerimit të shokëve, vazhdon rrugën e vet. Duke udhëtuar nëpër shkretëtirë, poeti ka rast të
përshkruajë shtrëngatën, kafshët në ikje, ndonjë skenë të gjuetisë ose të këndojë për kalin ose deven e vet, 

ose shquan guximin e vet ose ndonjë virtyt tjetër; në kasidetë e tjera, ndërkaq, kritikon kundërshtarët e tij ose armiqtë; kurse në disa prapë këndon për lavdinë e mbrojtësit të vet duke dëshiruar të fitojë prirjen e

tij ose ndihmën për vete ose fisin e vet. Poetët më të çmuat të kasideve kanë qenë ata poetë të cilëve u ka 

shkuar për dore ta ruajnë baraspeshën midis pjesëve të ndryshme të vjershës. Kjo formë e poezisë është shfaqur qysh

në poezinë paraislamike (mualake), dhe e kanë pranuar persët dhe turqit te të cilët ka pasur kryesisht përmbajtje
panergjike dhe hyjnore, kurse pastaj edhe popujt e tjerë të qarkut kulturor islam.
          

Rubaia (ar.rubā’ī _ 4vargësh, katren) – vjershë e përbërë prej dy vargjesh (distikësh, bejtesh), dmth. prej katër gjysmëvargjesh (vargjesh), prej të cilëve i pari, i dyti dhe i katërti rimojnë, kurse i treti zakonisht nuk rimon me

tri të tjerët (pra, aaba). Është shkruar me metra të ndryshëm. Vetë forma e rubaisë nuk lejon gjërësi, por kërkon
koncizitet dhe qartësi. Ka qenë e përhapur në letërsinë persiane dhe tek ato mbi të cilat  ka ndikuar ai. Mjeshtri
më i madh i kësaj forme poetike është klasiku persian Omar Kajam (vdiq më 1122), i cili si shkrimtar fitoi popullaritet
në Evropë dhe në Amerikë, sidomos në parafrazën e E.Fixheraldit (1859). Nën ndikimin e përkthimeve të Fixheraldit, 

forma e rubaive u familjarizua në poezinë angleze dhe amerikane. (Omar Khayyam quatrain dhe Rbaiyat stanza)dhe u

përhap në letërsitë e tjera evropiane. Në gjuhën shqipe Fan Noli përktheu veprën e shkrimtarit të njohur persian, Omar Kajam.
          

Haiku – formë e shkurtër dhe e stilizuar e poezisë japoneze Haikai ose Henga (vargje të lidhura zinxhirore)... Haiku rëndom definohet si vjershë e shkurtër prej tri vargjesh me gjithsej 17 rrokje të renditura sipas ritmit metrik: 5-7-5.



Vjershat astrofike - përveç vjershave strofike për të cilat folëm më sipër kemi edhe vjersha që nuk ndahen në strofa. Këto vjersha shkruhen me vargje të renditura njëri pas tjetrit pa u ndarë në strofa. Vjershat e tilla i quajmë vjersha

astrofike ose njëkolonëshe (monokolonëshe). Vjershat e tilla i ndeshim jo vetëm te poetët tanë, por edhe në poezinë
popullore, sidomos në poezinë epike, por ato ndeshen edhe në poezinë lirike dhe në atë dramatike.
                                              

Jam i varfër, po i lirë ndaj më pëlqen varfëria; kush do të rrojë më mirë, i varfëri rron më mirë s’urdhëron dot veten e tia. “Hajde në palas me mua, të gëzosh dhe ti në botë”, do t’i them:”Zot, nuk dua. Për të ngrën’e për të pirë nukë mund të shesë lirinë; S’më duhet ergjëndi mua, dua lirinë dhe nderë, dua të bëj si të dua; jo si duan të tjerë. Kush mundt e bën si do vetë, bën si thotë perëndia: nukë ka në këtë jetë gjë m’e vyer se liria” (Çajupi, Varfëria dhe liria)

           Rima (gr. rhéō – rrjedh) – është element i rëndësishëm i vjershërimit, e cila krijohet nga përputhja 

tingullore në fund të vargjeve. Pra, përsëritja e të njëjtave zanore dhe bashkëtingëllore duke filluar nga theksi

i fundit ritmik në fund të dy e më shumë vargjeve krijon rimën. Rima luan rol të rëndësishëm në poezi në krijimin
e efekteve akustike dhe muzikore në varg. Ajo ëahtë faktor i rëndësishëm i shtresës tingëllore dhe semantike në
poezi dhe në realizimin e tërësisë kuptimore të vjershës. Ajo i lidh vargjet, duke organizuar renditjen e tyre 

në strofë. Ajo e organizon edhe strofën si strofë. Rima në strofë ka organizim të ndryshëm. Sipas renditjes së vargjeve të rimuara dallojmë këto lloje të rimave: rimën e puthur (çifte), rimën e kryqësuar (alternuar) dhe rimën e përmbyllur.

Atje nisi, atje mbaroi, a atje krisi, atje pushoi, a Rrufe-shkëmb e malësisë b në një shkëmb të Dragobisë. b (Fan Noli, Shpell’e Dragobisë)

I përkulur në të thellshmin qetim a fle katundi nën borën e bardhë b hëna e vetshme me të zbehtë shkëlqim a gjithë pullazet e shtëpive ka zbardhë (Dushko Vetmo)


Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir, a Po përhapet dal-nga-dalë një pëlhurë si një hije b Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës po bije, b Dyke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir... a (Lasgush Poradeci)

Përveç rimave të përmendura ekzistojnë edhe rima të tjera si, rima e grumbulluar, kur e njëjta rimë përsëritet

në më shumë vargje (aaa, aaa), rima të ndërprera, kur nuk kanë skemë të qëndrueshme (abcd, abcdacd) 

(dyshe, treshe, katërshe, ose monorimë ose e ndërprerë. Sipas vendit të theksit ritmik në fund të vargut, rimat mund të jenë: mashkullore (fundore), femërore (parafundore) dhe rrëshqitëse (tejparafundore). Pjesa e vargut e cila e mbyll vargun duke filluar nga rrokja e fundit e theksuar deri në fund, quhet klauzolë,

e cila shënon mbylljen, finalen e vargut. Andaj edhe rima s’është gjë tjetër, por vetëm përsëritje e 

së njëjtës klauzolë në dy e më shumë vargje. Përsëritja e një vargu a e një strofe pas vargut a strofës tjetër quhet refren. Kur në një varg takohen dy fjalë nga të cilat e para mbaron me një zanore të patheksuar dhe e dyta fillon me një zanore, ato formojnë(numërohen) një rrokje të vetme. Ky fenomen quhet sinalefë (gr. synaleífō – lidhje, bashkim i dy zanoreve të gjata në një rrokje).

Melesini maja-maja, e rreh topi e kumbaraja.

           Kur dy zanore të njëpasnjëshme (tog zanor) në një fjalë numërohen si dy rrokje, atëherë kemi dierezën

(gr. dieresis – ndarje).

Vdiq Naimi që këndoi trimërinë, Skënderbenë, vdiq Naimi që lëvdoi dhe nderoi mëmëdhenë! (Çajupi, Vdiq Naimi)

           Kur në mes të fjalës ose në fund të fjalës së parë dhe në fillim të fjalës vijuese ndeshen dy zanore (vokale), 

atëherë kemi dukurinë e hiatusit(lat. hiatus – veprim i të hapurit.


Nusen seç e nis e ëma Ç’na e nis, ç’na e stolis.