Loja, shembja e qiellit
Loja, shembja e qiellit Gjinia: Roman. Autori: Bashkim Shehu. Shtëpia botuese: "Toena". Viti i botimit 2013. Faqet e librit 232. ISBN 978-99943-1-881-0
Mbi librin
Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në post – diktaturë, i rrethuar "nga një valle marramendëse fantazmash që e ka ndjekur gjithë jetën", siç thuhet në roman, kërkon rrugëdalje nëpërmjet fesë dhe nuk arrin të besojë.
Është miqësuar ndërkaq me një prift françeskan, bashkëvuajtës i tij, tek i cili gjen mbështetje shpirtërore. Dhe dikur, mbas burgut, vendos të shpaguhet për mikun: një shpagim pa dhunë, e megjithatë i tmerrshëm, i pamëshirshëm. A mund t'i shkojë gjer në fund asaj që ka vendosur? Në fabulën e romanit ndërthuren skena të dy epokave, duke përfshirë edhe ngjarje reale të futjes së armëve në Kuvendin Françeskan të Shkodrës nga Sigurimi i Shtetit.