Loja e kujtesës
Loja e kujtesës roman, Autori: Leka Skëndaj. Botuesi: Toena. Faqet e librit 200.
Të ndihesh e dashuruar, e dëshiruar nga dikush që s’është partneri yt a është vallë mëkat? Çfarë e josh më tepër një mashkull provokimi femëror apo inteligjenca e saj?! Në përsiatjet midis të kaluarës dhe të tashmes dy personazhe te të dyzetat, të njohur krejt rastësisht në një bar, me anë të celularit komunikojnë për ndjesitë e tyre. Për atë që s’mund ta thonë me zë të lartë, për atë që gjykohet nga shoqëria. Secili më vete, rrëmon në të shkuarën duke rrëfyer eksperiencat intime, sensualitetin e marrëdhënieve dhe epshet spontane. Magjia që të ofron bregdeti i Vlorës, qëndrimi mes malit e detit, duket se i ka pushtuar dy personazhet e romanit, të cilët me anë të një loje psikologjike-frojdiane, cekin atë që është e paprekshme, atë që të gjithë e dimë, por kemi frikë ta pranojmë.