Jump to content

Loja e shotave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Loja e shotave është një lojë argëtuese-provuese e aftësive të peshkimit.

Zakonisht kjo lojë luhet gjatë festave të qytetit në Gjermani dhe sigurisht edhe në vende tjera. Zanafilja e saj si duket gjendet në ShBA diku në kohën e fillimit të industrializimit aty ku fillon edhe rritja e standartit të puntorëve të krahut dhe investimi në ngritjen e mardhënjeve sociale nga ana e kapitalizmit.

Për lojë nevojitet një tryezë mbi të cilën gjendet një kanal i mbushur me ujë që ka formën e O-së, një motor që vë në qarkullim ujin në kanal dhe disa shota plastike me një pullë metali në trupin e tyre ashtu që të mund të kapën për shkopin me kokë magnetike. Përfundi çdo shote gjendet nga një pikë e njërës nga tri ngjyrat : kuqe, kaltër dhe e gjelbërt, të cilat ngjyra kanë edhe kodin e poenave të mbledhura. Varsisht nga fati si shpërblim për mbledhjen e poenave jepet edhe ndonjë suvenirë.